Lajme

Qeveria një kaposh për pensionistët në fundvit

Pensionistët dhe familjet në nevojë do të shtrojnë edhe këtë vit tryezën modeste të dhuruar nga qeveria.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj  ka deklaruar në komisionin kuvendor të ekonomisë se nga paketa e solidaritetit të parashikuar në buxhetin 2018 pensionistët shqiptarë do të përfitojnë një shpërblim modest prej 5000 lekësh.

Duke raportuar në lidhje me arritjet e buxhetit në 7 muajt e parë të vitit Ministri Ahmetaj e vuri theksin përpos paketës së solidaritetit, edhe tek akuzat e opozitës në lidhje me shpenzimet e luksit të qeverisë shqiptare.  

Ahmetaj deklaroi se në 7 muajt e parë të vitit buxheti ka patur një sufiçit prej  3,1 mld lekë ose 7,2 % më shumë se një vit më parë e shoqëruar me 21,2 mld lekë suficit primar, pra 3,1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 7 muajt e parë.

Ahmetaj sqaroi se paketa e solidaritetit pjesë e buxhetit 2018 është 300 mln lekë për familjet në nevojë.

 “80 mijë familje të varfra kanë marrë dhe po marrin kujdes mjekësor falas nga mjeku i familjes. 600 mijë qytetarë të pasiguruar nga qeveria e kaluar janë pjesë e  skemës së rimbursimit falas për medikamentet.

Nga 2015 ka nsiur të bëhet diagnostikimi i 480 mijë personave falas me kontroll periodik dhe parandalimi i shumë sëmundjeve.”- u shpreh Ministri Ahmetaj duke shtuar se këto shifra nuk prekin aspak defiçitin buxhetor i cili mbetet i njëjtë.

Duke i konsideruar bolori, sipas tij gënjeshtrat e opozitës për shpenzime luksi, Ahmetaj sqaroi se në buxhetin e 2018-ës janë parashikuar 342 mln lekë shpenzime zyrash- 0,6% e totalit vjetor të investimeve të brendshme. Janë realizuar deri më tani 76 mln lekë ose 22 % e planit. “Bolori gënjeshtrash. Ku janë 110 mln dollarët? Blerje makinash për luks? Është blerë flota e agjencisë kombëtare të ushqimit për të luftuar informalitetin në sigurinë ushqimore”-përfudnoi ministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë