Bota

Qingji i urtë pi dy nëna! Si u shndërrua Serbia në lidere e vaksinimit

Serbia është ndër vendet udhëheqëse në botë sa i përket vaksinimit të popullsisë kundër Covid-19. Por si ja doli? Strategjia e barazlargësisë diplomatike mes lindjes dhe perëndimit e ka ndihmuar Qeverinë serbe që të sigurojë një koktejl vaksinash për popullsinë.

Nga Pfizer, tek rusja Sputnik V dhe më pas dy kinezet Sinovac dhe SinoPharm, Serbia ka vaksinuar pothuajse 10 për qind të popullsisë sa saj, duke u bërë vendi i tretë në Europë, pas Britanisë së Madhe dhe Maltës dhe duke u renditur në 10 vendet e para në botë në këtë proces.

Burimi: Statista.com

Në gjithë këtë proces, Serbia është shumë para vendeve të rajonit, ku vaksinimi nuk ka nisur ende, si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, ose ku ka nisur në sasi të kufizuara si në Shqipëri, vende që i varën shpresat tek mekanizmi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vonesat e Covax kanë nxitur shumë vende që t’u drejtohen prodhuesve të tjerë të vaksinës, si në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ndërsa Shqipëria ka njoftuar se është në bisedime me kompaninë AstraZeneca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë