Politike

Qeveria zgjat pjesëmarrjen e ushtrisë shqiptare në KFOR

Këshilli  i Ministrave mori vendimin të mërkurën për të zgjatur pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar të KFOR-it në Kosovë.

Pjesëmarrja e Forcave të Armatosur në operacionin ushtarak të KFOR në Kosovë përfundonte më 31 dhjetor 2024. Me vendimin e fundit të qeverisë është zgjatur edhe për tre vite të tjera, deri më 31 dhjetor të vitit 2027.

Sipas vendimit, kanë ndryshuar edhe pagesat për dietat ditore, nga 6 000 lekë që është aktualisht në 12 000 mijë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë