Politike

‘Qeveria teknike në shtator’, Meta flet edhe për një poliagjent: E mbron Rama

Ilir Meta e cilësoi të rënë qeverinë e Edi Ramës dhe foli për qeveri teknike që do të fillojë që nga shtatori.

Ai iu përgjigj gazetarëve në lidhje me nismën e socialistëve në Kuvend për të hapur dosjen e tij të ish-Sigurimit të Shtetit. Meta kërkoi që parlamenti të mblidhet sa më shpejt për këtë dhe të mos presë shtatorin.

“Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do të punojmë për një qeveri teknike se duhet t’i dalim për zot çështjes së negociatave”, deklaroi Meta.

Meta përsëriti se nuk ka asnjë dosje dhe asnjë bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, ndërsa nxorri edhe inicialet e dy personave, që sipas tij kanë manipuluar dosjen për të cilin flet Autoriteti.

“Provohet shumë qartë se në kohën që Ilir Meta ka qenë President, komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, shefi i Tao Taos ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të Sigurimit të Shtetit N.L i dalluar si poliagjent dhe një ish shikasi A.H të cilët në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë shumë të qartë dhe shumë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T., i cili është edhe shtetas amerikan”, deklaroi Meta.

Kryetari i PL-së u shpreh se referndumi është e vetmja rrugë zgjedhjeje.

“Ato produktet e këshillimit kombëtar do shkojnë te djegësit sepse nuk ekzistojnë, së dyti do të behët çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm. Nëse zgjidhet që në shtator, një gjë e mrekullueshme, por në çdo rast kjo është një imperativë e kohës, madje jemi të vonuar, në mënyrë që ti mbajmë shqiptarët këtu dhe të kthejmë ata që kanë humbur besimin tek shteti i së drejtës.

Kemi potencial edhe më shumë se Zvicra se kemi dy dete, por do bëhemi si Zvicra kur të zbatojmë referendumin. Reflektuan tani këta të maxhorancës? Shumë mirë, por edhe nëse nuk reflektojnë se kanë tmerre nga referendumi e sovrani, jo gjë vetëm do përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme dhe do sjellë një shumicë shumë të fortë për të filluar me garantimin e referendumit dhe referendumeve. Me këtë çështje do merremi në mënyrë të vazhdueshme.

Do ta bëjë populli shqiptar me hir dhe me pahir sepse e ka vendos vetë dhe nuk e mohon dot njeri, për këdo që do bëhet pengesë, referendumi do jetë shpata e Demokleut, jo vetëm ndaj kësaj qeverie se kjo është e ikur, por dhe të çdo qeveri që do vijë që do guxojë të sillet si kjo qeveri", deklaroi Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë