Lajme

Qeveria tërhiqet, nuk do paguhet për provimet e mbartura

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar zyrtarisht VKM nr 288 pika 4, e cila parashikonte tarifa për provimet e mbartura në bazë të krediteve.

Në pikën 4 thuhej: “Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”.

Këshilli i Ministrave bëri kështu zyrtar premtimin e dhënë nga ministrja Lindita Nikolla në mesditë se qeveria do të tërhiqej nga vendimi.

Ministrja Nikolla u shpreh e hapur për plotësimin e kërkesave të studentëve.

Ndër të tjera, ajo tha protesta e studentëve shërbeu si një reflektim për një debat shterues brenda Universitetit si dhe do ngrihet një grup pune për të realizuar tre kërkesat e tjera të studentëve.

 

Më Shumë