Lajme

Qeveria rrit pagën minimale, nga 24.000 bëhet 26.000 Lekë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë me Vendim të Këshillit të Ministrave është rritur edhe paga
duke e rritur atë me rreth 4 mijë lekë j. . Ajo do të jetë 26 mijë lekë .

Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Qeveria ka vendosur gjithashtu që një orë punë do të paguhet minimalisht me rreth 150 lekë të rinj.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.

Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë