Taksa

Qeveria pranon gabimet me taksat: Paketa fiskale s’do të ndryshojë më çdo vit

Qeveria pranon gabimet që ka bërë në lidhje me taksat dhe i kërkon ndjesë biznesit për ndryshimet e përvitshme që kanë përjetuar me paketën fiskale. Pasi sipas qeverisë nuk kanë dhënë efektet e pritshme për sipërmarrjen.

Sipas qeverisë nuk do të ketë më ndryshim të përvitshëm të paketës fiskale.

Në takimin ku u prezantua projekti për fuqizimin e regjistrit të bizneseve në rajon, zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi u shpreh entuziast se kjo iniciativë do të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë.

Qeveria premton që paketat fiskale të hartohen çdo 3-5 vjet. Në këtë kuadër, është i domosdoshëm edhe një regjistër i detajuar biznesi, për të qenë më të qartë se cila është ajo gamë subjektesh që prekin ndryshimet në taksa.

Kurse Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë e përfaqësuar nga kreu I saj Nikolin Jaka, ka kërkuar nga Ministria e Financave një fond të veçantë për të mbështetur projekte të tilla, të cilat sipas saj, ngecin nëse nuk kanë financimet e duhura.
Taksimi “Fuqizimi i Regjistrit të Biznesit”, është në kuadër të programit Iterreg IPA Itali–Shqipëri- Mali i Zi.

Synimi i Projektit “Fuqizimi i Regjistrit të Biznesit” është shumë ambicioz veçanërisht përsa i përket shkëmbimit të përvojës midis qendrave të regjistrimit të bizneseve në Itali, Shqipëri dhe Malin e Zi në tre nivele: legjislativ; operacional; dhe teknologjik me qëllim rritjen e koordinimit dhe harmonizimit me nivelet dhe standardet e kërkuara nga BE-ja për vendet anëtare.

 

Më Shumë