Ekonomi

Qeveria optimiste për rindërtimin post-tërmet brenda 1 viti

Strategjia e rindërtimit post-tërmet ende nuk është përcaktuar, apo të paktën nuk është bërë publike.

Megjithatë për qeverinë rindërtimi do të ndodh me standarde të larta duke patur mbështetjen financiare të donatorëve dhe buxhetin e shtetit.

Kreu i komisionit kuvendor të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj u shpreh në senacë plenare se 7 miliardë lekë do të dedikohen nga buxheti për këtë program porse deri në mes të vitit përmes konferencës së donatorëve do të sigurohen me shumë mundësi edhe 150 milionë euro për këtë program.

Duke mbrojtur buxhetin e vitit të ardhshëm Ahmetaj tha se pavarësisht situatës nuk preken investimet dhe shërbimet ndërsa deficiti qëndron në nivelin 2.2 për qind. Ahmetaj theksoi se edhe borxhi nuk do të rritet.

Me shumë gjasa, tha ai, deri në Krishtlindjen e vitit 2020 ndoshta 80 për qind e e familjeve do jenë në shtëpinë e tyre.

“Ne besojmë se deri në mes të vitit edhe përmes konferencës së donatorëve do të kemi një mbështetje me më shumë se 150 milionë euro ndërkohë 7 miliardë lekë janë angazhuar nga qeveria. Ky është buxheti. Thelbi i buxhetit 2020 është ky : ka një program të rëndësishëm rindërtimi që do fokusohet tek ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës në Thumanë, në Lezhë apo dhe diku tjetër ku janë dëmtuar apartamente apartamente apo banesa. Në të njëjtën kohë paralel do të ketë një politikë të tërë strehimi për ata që kanë nevojë për strehim afatgjatë nga ekobanesat në fshat tek bonusi i qerasë që në buxhet është 1 miliardë lekë.”- tha Ahmetaj duke shtuar se “Kosto e akomodimit sot është 2.4 milionë USD në muaj që paguhet nga qeveria Do bëhet kalimi nga hotelet në apartamente që ti jepet frymë turizmit që mos ndikohet ekonomia. Për dy muaj duhet të mbarojmë këtë fazë. Duhet të fokusohemi tek zhdukja e pasojave, moslënia e asnjë qytetari pas, rindërtimi i vendit dhe rritja ekonomike. Pse e theksoj? Ky buxhet që kalojmë ne këtu nuk cënon asgjë, as paga, as pensione, as shërbime asnjë, shërbim publik, asnjë investim, asnjë subvencion.”

Për të kjo qeveri do të ndjekë ritmin vjetor të rritjes dhe programi i rindërtimit fillon me një "shumë dinjitoze" që përkthet deri në mes të vitit 150 milionë euro nga donatorët.
Mendoj, u shpreh Ahmetaj, që qeveria është e angazhuar 24/7 ditë të javës dhe me fillimin e rindërtimit me synimin që brenda vitit 2020 do kemi mbyllur një pjesë shumë të madhe të rindëritmit dhe deri në Krishtlindje të 2019 do jenë pastruar gjithë rrënojat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë