Kryeministri Edi Rama propozon që Ballkani të ketë një rrjet të integruar emergjencash civile, ku çdo vend rajonit të jetë i detyruar që të angazhojë emergjencat e veta në ndihmë të një vendi që përballet me fatkeqësi natyrore, si në rastin e fundit në Shqipëri.
“Kemi kërkuar një rrjet të integruar të emergjencave civile në Ballkan, jo me vullnetarizëm, por me detyrim, siç e ka Bashkimi Europian. Kur ndodh në një vend të BE-së, ata e kanë me detyrim që të gjithë të ndihmojnë vendin në fjalë”, deklaroi Kryeministri gjatë fjalës së mbajtjur këtë të enjte në Kuvend.
Në këtë seancë, deputetët e opozitës parlamentare akuzuan Qeverinë se ishte e papërgatitur përballë katastrofës dhe disa folën për abuzim me ndihmat dhe fondet për të dëmtuarit e tërmetit. Rama u tregua i ashpër në drejtim të tyre.
“Lëreni këtë histori dhe të vazhdoni këtë historinë e rrugës vjedhje-vjedhje?!. Mbajeni me nder karrigen që keni këtu në Parlament, mos u bëni si ata që ikën. Ata flisnin më mirë se ju. Shumica prej jush ka problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur. Mos na rrokanisni kokën jo vodhi, jo nuk vodhi. Ne 2020 e shohim si vit të rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik e social dhe do ta dëshmojmë me vepra që kjo është mënyra e duhur”, deklaroi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.