Taksa

Qeveria heq tatim-fitimin për bizneset me xhiro 5-14 mln lek

Qeveria ka miratuar projektligjin qe heq tatim-fitimin per bizneset me xhiro vjetore deri ne 14 milionë lek.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës dhe pritet që të kalojë për miratim në Kuvend në një nga dy seancat e fundit të Kuvendit për këtë sesion.

Nga ky projektligj përfitojnë vetëm bizneset me xhiro vjetore nga 5 deri në 14 mln lek në vit. Për bizneset mbi këtë fashë, sipas propozimit të Qeverisë tatim-fitimi mbetet i pandryshuar në 15 përqind, ndërsa bizneset nën 5 mln lek xhiro vjetore e kanë pasur zero tatim-fitimin edhe para këtij ndryshimi.

Ndryshimet parashikohen që të hyjnë në fuqi më 1 janar 2021. Megjithatë, nga kjo lehtësi e krijuar për shkak të pandemisë përfiton një numër relativisht i vogël biznesesh, por që në analizat e Qeverisë konsiderohen si më të rrezikuarit nga kriza.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë