Lajme

Qeveria gati pr/vendimin për shtëpitë e reja, javën e ardhshme hapet tenderi

Kryeministri Edi Rama thotë se Qeveria ka gati projektvendimin që do t’i hapë rrugë ndërtimit të 3400 shtëpive të para për të dëmtuarit nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë paralajmëron gjithashtu se në fillim të javës së ardhshme do të hapet tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e tyre, me një fond limit prej 8.7 miliardë lekë.

“Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliarde lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillimjavën e ardhshme”, deklaron Rama.

Kryeministri përsërit premtimin se fundi i këtij viti nuk do të gjejë asnjë familje jashtë banesave në zonat rurale të goditura nga tërmeti jashtë

“Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin”, mbyll reagimin e tij Kryeministri Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë