Politike

Qeveria emëron zv.ministre të re të Kulturës, largohet Valbona Shujaku

Qeveria ka emëruar një zëvendësministre të re të Kulturës. Lajmi për këtë emërim është publik nga Ministrja e Kulturës, Eva Margariti, e cila njofton emrin e Meri Kumbes në këtë post.
“Meri Kumbe, doktore e Shkencave në Muzikologji, eksperte e trashëgimisë kulturore jomateriale, lektore në Departamentin e Kompozicionit, Muzikologjisë, Dirigjimit dhe Pedagogjisë muzikore, ajo do të çojë përpara projektet tona për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, por edhe sfidat e reja me të cilat përballet Ministria e Kulturës”, shprehet Margariti. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

https://www.facebook.com/MargaritiElva/posts/2558987131011550


Ministrja gjithashtu në postimin e saj falendëron dhe Valbona Shujakun, e cila u detyrua të largohet për shkak të një tjetër angazhimi në Kosovë. Shujaku u emërua në vitin 20017 si zv.ministre e Kulturës. Ajo është lindur në Kosovë dhe përpara se të merrte detyrën e zv.ministres punonte në drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë