Lajme

Qeveria emëron Ervin Meten në krye të AMF-së

Qeveria ka vendosur emërimin e Ervin Mete në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Më herët, ai mbante postin e zëvendësministrit të Financave.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit 2019 ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Ervin Mete ka zëvendësuar Ervin Koçin, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë