Motosport

Qeveria e Bahreinit ofron vaksinat, por Formula 1 refuzon

Gjatë sezonit 2020 Formula 1 kaloi një provë shumë të vështirë, siç ishte ajo e Covid-19. Tani, në momentin që emergjenca sanitare nuk ka përfunduar ende, kalendari i ngjeshur i 2021-shit mund të pësojë modifikime në bazë të të papriturave që mund të lindin gjatë pandemisë.

Qeveria e Bahreinit ka bërë së fundi një ofertë për vaksinimin kundër Covid-19 të të gjithë pjesëtarëve të F.1, të pilotëve dhe stafeve të të gjitha skuderive, por ka marrë përgjigje negative nga drejtuesit më të lartë të këtij sporti.

Për këtë çështje, zëdhënësi i FIA-s ka thënë: “Të gjithë pjesëtarët e Formula 1 nuk mund të bëjnë asnjë vaksinë tjetër para asaj që është programuar nga sistemi shëndetësor në Britaninë e Madhe”. Formula 1 është një organizatë që e ka bazën pikërisht në këtë vend, ndaj dhe ndjek rregullat e Britanisë. Në këtë situatë, skuderitë do të zbatojnë vendimin e marrë nga drejtuesit e F.1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë