Financa Personale

Qeveria dhe BSH vendosin shtyrjen e pagesave për kreditë, por biznesi i pakënaqur

Kryeministri Edi Rama njoftoi me anë të rrjeteve sociale se së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka firmosur urdhërin për shtyrjen e kësteve të kredive. Sipas  këtij urdhëri, shlyerja e këstëve të kredive do të shtyhet deri më 31 maj 2020, për të gjithë ata kredimarrës që janë përballur me vështirësipër shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Në pikën dy të këtij urdhri kërkohet që kredimarrësit të komunikojnë me bankat dhe me instituciionet financiare jo banka jo banka apo me shoqëritë e kursim-kredive, duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet mbi nevojat e shtyrjes të pagimit të kësteve. Në pikën tre të këtij urdhri institucionet e kreditimit duhet që brenda tre ditëve procesimin e kërkesës që paraqitur.


"Sapo e firmosa po ju’a çoj përpara se sa të protokollohet pas pak minutash, të gjithë atyre që kanë një biznes dhe janë në hall me bankat për shkak të luftës. Ju lutem të gjithëve miq, kini besim dhe bëni durim", shkruan Rama në Facebook.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës kishte marrë një vendim të tillë duke i kërkuar bankave që të procedojnë në këtë mënyrë, por nevoja e daljes së një urdhri më të fortë, solli që dokumenti i veçantë të firmosje nga kryeministri Rama dhe guvernatori Sejko. Por pavarësisht kësaj masa lehtësuese, që mbi të gjitha është në dorë të vetë bankave të vendosin përfundimisht, shoqatat e biznesit janë shprehur të pakënaqura, duke kërkuar shtyrja në kohë e detyrimeve, pagesave, apo dhe kredive të marra të zgjatet deri në një 1 vit. Kjo ishte kërkesa më e fundit e shpallur së fundmi nga Luan Bregasi, presidenti i shoqatës Biznes Albania.
Sipas tij, janë disa tregues që e kanë përkeqësuar gjendjen e ekonomisë dhe që duhet ta bëjnë Bankën e Shqipërisë të mendojë për një paketë propozimesh të forta dhe të emetohen kartëmonedha. “Nuk është e mjaftueshme një shtyrje e kredive. Për mua shtyrja e kredive duhet të ishte më e gjatë. Kompanitë të mbyllura, shërbimet e mbyllura, impakti i kësaj krize do jetë më i madh. Gjermania e shtyu një vit, ne duhet ta shtyjmë dhe më shumë se një vit. Duhet ta mendojnë se bizneset do ta kenë të vështirë të paguajnë bankat. Ndërmarrjet në Shqipëri janë shumë të dobëta. Qeveria duhet t’i shtyjë të paketën 1 vit paketat e kredive”, deklaroi Bregasi për News 24.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë