Njerez

Qëndroni të dashuruar edhe pasi lindni fëmijë

Çfarë ndodh me marrëdhënien e një çifti pasi kanë një fëmijë? Philip Cowan, drejtor i Institutit të Zhvillimit Njerëzor në universitetin e Kalifornisë dhe gruaja e tij, Carolyn Pape Cowan, pedagoge psikologjie po në të njëjtin universitet janë duke studiuar këtë pyetje që nga viti 1975, kur ata filluan të kishin probleme mes njëri-tjetrit, pasi lindën fëmijën e tyre të parë. Ky ishte viti kur ata vendosën të fillojnë projektin "Bëhuni një familje", duke analizuar çiftet e ndryshme që nga shtatzënia deri kur fëmijët e tyre fillojnë kopshtin. Çifti Cowan i përfundoi studimet e tyre në vitin 2005, kur grupi i fundit i fëmijëve që po studionin përfundoi shkollën e mesme.
Ata vëzhguan fëmijët të grupmoshave të ndryshme për të kuptuar se sa i përhapur është ky fenomen në familje dhe si mund të anashkalohet. Rezultatet ishin të qarta, pas lindjes së një fëmijë, kënaqësia martesore e çifteve bie, duke ndikuar negativisht te fëmijët në mënyrë emocionale dhe akademike, por ky fenomen nuk ndodh gjithmonë pasi ka disa çifte që janë të lumtur edhe pasi fëmijët e tyre vijnë në jetë.
Cilat janë këto çifte dhe pse vuajnë pas lindjes së fëmijëve? Me shkallën e divorceve ende të lartë në Amerikë vëzhgimet e çiftit Cowans janë më e rëndësishme se kurrë.

“Nëntëdhjetë e dy për qind e atyre që studiuam përshkruanin një rritje graduale të konflikteve me bashkëshortët, pas lindjes foshnjës së tyre. Deri në kohën kur foshnjat ishin 18 muajsh, pothuajse një nga katër çifte treguan se martesa e tyre ishte në vështirësi,” thotë Crown.
Gjithashtu, psikologu u shpreh se kënaqësia martesore qëndron në mënyrën se si çiftet menaxhojnë procesin e vendimmarrjes. Nuk ka të bëjë asgjë me faktin që çiftet kanë probleme, sepse çdo çift ka, por lindja e fëmijëve shkakton shumë mosmarrëveshje dhe aftësia e një çifti për të qenë bashkëpunues me njëri-tjetrin për të mos shkatërruar martesën shpesh herë nuk është e lehtë.
Psikologu shpjegon se të gjithë çiftet duhet të përqendrohen të ajo çfarë duan më shumë dhe të harrojnë keqkuptimet, zënkat dhe gjithçka që mund të dëmtojë familjen e tyre.
“Fëmijët janë gjithmonë një burim i madh gëzimi dhe pothuajse të gjitha çiftet në studimet tona thanë se ishin shumë të lumtur për lindjet e fëmijëve të tyre. Duke u bërë prindër ju mund të kuptoni se marrëdhënia juaj nuk do të funksionojë, por nëse jeni këmbëngulës për të pasur një familje, atëherë do të kaloni çdo sfidë. Kur një çift ndjehet mirë me marrëdhënien që ata do të jenë më produktiv dhe të përkushtuar për fëmijët,” shton ai.
Gjithashtu, është e rëndësishme që partnerët të dëgjojnë njëri-tjetrin për dëshirat dhe mendimet e tyre dhe nëse njëri prej jush ka thënë ose ka bërë diçka të pakujdesshme, duhet të kërkojë falje dhe të jetë më i kujdesshëm.
“Familja është tepër e rëndësishme për të gjithë. Ajo është shtylla më e fortë, tek e cila mund të mbështetemi dhe për të cilën duhet të kujdesemi gjithmonë,” thotë Crown. /Parents/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë