Biznes

Qendrat tregtare në Shqipëri gjatë 2020 rezultuan me humbje

Qendrat tregtare në Shqipëri gjatë 2020-s, krahasuar me vitin paraardhës, kanë rezultuar me të ardhura më të ulëta, por përsëri në nivele të larta.

Qendra tregtare TEG, më e madhja në vend për nga struktura rezulton dhe më e madhja nga të ardhurat, me 1.06 mld lekë përgjatë gjithë vitin 2020, rënie me 8% nga 2019-a. Në vend të dytë, sipas të dhënave të QKB-së, renditet QTU-ja, me 636 mln lekë të ardhura duke u ulur me 9.8% nga në vit më parë, të dyja nën administrimin dhe pronësinë e të njëjtit grup.

Në vend të tretë është qendra tregtare Casa Italia, me 78 mln lekë të ardhura dhe rënie prej 10.5%, ndjekur nga Blue Star në qytetin e Durrësit, me  të ardhura vjetore 68 mln lekë, e vetmja qendër tregtare qe gjatë pandemisë shënoi rritje, me 17%. E fundit Big Viva në qytetin e Fierit me 40 mln lekë të ardhura, 23% më pak se në vitin 2019.

Ndryshimi midis xhiros vjetore totale të qendrave tregtare për 2020-n dhe 2019-n është vetme 160 mln lekë, ndikuar nga shifrat e larta të TEG dhe QTU, si më të mëdhatë në vend.

Sipas QKB-së, të ardhurat vjetore bazohen më shumë tek kontrata e qirave se sa tek dyqanet brenda qendrave tregtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë