Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mëngjesin e kësaj të hëne për cështjen e Teatrit Kombëtar.
Ashtu si në ditët e mëparshme, edhe sot kryeministri ka sjellë mesazhin e një tjetër artisti që është pro shembjes së Teatrit Kombëtar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka përmendur emrin e regjisorit të njohur, Altin Basha. Rama thotë se edhe regjisori në fjalë njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror mbështet ndërtimin e Teatrit të ri, pasi ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore.
“Regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese”, shkruan Rama në “Facebook”.
ALTIN BASHA:
Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.