Lajme

Pyjet e Bulqizës, Klosi: Do ndjek hapat ligjore

Banorët e Fushë-Bulqizës kanë dalë prej disa ditësh në protestë për të kundërshtuar kontratën koncesionare për prerjen e pyllit të zonës. Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi ka qenë i pranishëm në protestën e sotme. Pasi u është gjendur pranë shqetësimit të tyre, ai ka deklaruar se si ministër do të bëjë të gjithë procedurat ligjore që kontrata të pezullohet.

“Si qytetar jam me ju, si ministër do ndjek procedurat ligjore për verifikimin dhe pezullimin e kontratës. Kemi premtuar për 20 milion e 200 mijë pemë deri ne 2020. Kjo është një zonë shume e bukur që nuk duhet të ngrihet mbi shkatërrimin e mjedisit, por mbi zhvillimin e përdorimit të resurseve natyrore”, u shpreh ministri.

Gjithashtu nuk la pa përmendur edhe Rrugën e Arbrit, e cila sipas tij do prodhojë mirëqenie.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë