Ne rrjet

Putin: Kemi vaksinën e parë në botë kundër Covid-19. U vaksinua edhe vajza ime

Rusia është bërë sot vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht një vaksinën kundër koronavirusit, vetëm shtatë muaj pas fillimit të pandemisë.

Vaksina kundër Covid-19 pretendohet se është zbuluar nga Instituti Gamaleya në Moskë. Presidenti Vladimir Putin bëri publik lajmin të martën në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror rus.

Duke folur në një telekonferencë të drejtpërdrejtë me ministrat e tij të kabinetit, Putin tha se vaksina kishte kaluar nëpër të gjitha kontrollet e nevojshme.

Presidenti rus tha se njëra nga vajzat e tij ka marrë vaksinën, duke thënë se ajo kishte një temperaturë pak më të lartë, por se tani ndihet më mirë. Raportet për vaksinat e Rusisë kanë ardhur në mes shqetësimeve në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e tyre.

Putin thekson se kjo vaksinë do t’i japë fund Covid -19 njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë.

“Mjekësia ruse e ka menaxhuar më së miri pandeminë  dhe se shkencëtarët rus kanë kaluar fazat e nevojshme të vaksinës. Vaksina do të jetë shpresë jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë botën”, u shpreh Putin. Mjekësia jonë është ka bërë një punë të mirë me epideminë dhe tani i jep shpresë jo vetëm vendit tonë, por gjithë botës. Tani vaksina ruse do t ‘ i hapë rrugën të ardhmes pa Covid-19, maska dhe izolim social”, përfundoi Putin.

Zyrtarët rusë i thanë CNN më parë se provat klinike të fazës se tretë do të ndodhin pas regjistrimit shtetëror të vaksinës.

Rusia nuk ka lëshuar asnjë të dhënë shkencore në testimin e vaksinës. Kritikët thonë se presioni për gjetjen e një vaksinë vjen mes presionit politik nga Kremlini, i cili është i prirur të portretizojë Rusinë si një forcë shkencore globale.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë