Bota

Putin feston aneksimin, koncert madhor jashtë mureve të Kremlinit

Presidenti Vladimir Putin ka mbajtur jashtë mureve të Kremlinit një koncert të madh duke festuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

Putin tha se njerëzit në rajone kishin bërë një zgjedhje për t’u bashkuar me “atdheun e tyre historik”.

Ai tha se Rusia do të bëjë gjithçka për t’i mbështetur ata, për të rritur sigurinë e tyre dhe për të rindërtuar ekonomitë e tyre.

“Miresevini në shtëpi!” tha ai, duke nxitur thirrjet “Rusia Rusi!” nga turma që valëviste flamujt në shesh.

Kievi dhe Perëndimi i kanë dënuar “referendumet” që Moska mbajti në katër rajonet e Ukrainës si jopërfaqësuese dhe false, dhe thanë se nuk do të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për të dëbuar Rusinë nga territori që ka aneksuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë