Bota

Putin: Biden është më i zgjuar politikisht dhe më i mirë se Trump si president i SHBA-ve

Gazeta Si - “Joe Biden është më i zgjuar politikisht dhe kjo është arsyeja pse Rusia do të preferonte atë sesa Donald Trump si president të Shteteve të Bashkuara”.

Kështu është shprehur presidenti rus Vladimir Putin, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve ruse, “Tass”.

Në SHBA, shtoi kreu i Kremlinit, "fushata zgjedhore po bëhet akute, por do të ishte e pasaktë që Rusia të ndërhynte".

Rusia, deklaroi Putin në një intervistë, "është e gatshme të bashkëpunojë me çdo president të Shteteve të Bashkuara të zgjedhur nga populli amerikan, por mundësisht me Biden".

I pyetur se cili kandidat, mes atij aktual dhe Donald Trump, është më i mirë për Rusinë si president i Shteteve të Bashkuara, kreu i Kremlinit u përgjigj: "Biden. Ai është një person më me përvojë dhe i parashikueshëm, ai është një politikan i vjetër. Por ne do të punojmë me cilindo lider të cilit i beson populli amerikan”, shtoi Putin.

Presidenti amerikan Joe Biden ka qenë prej vitesh kritik ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe se këtë të fundit e quajti “vrasës” përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Megjithatë, në intervistën e tij, Vladimir Putin tha se Rusia do të punojë me këdo që fiton besimin e publikut amerikan për në Presidencë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë