Bota

Putin betohet për mandatin e 5 si president i Rusisë: Nuk refuzojmë dialogun me Perëndimin

Gazeta Si - Vladimir Putin është betuar si president i Rusisë për herë të pestë, duke nisur kështu një mandat të ri gjashtëvjeçar.

Në një fjalim të shkurtër, ai tha se Rusia aktualisht po kalon një kohë "të vështirë", por do të dalë më e fortë.

“Rusia nuk e refuzon dialogun me vendet perëndimore, zgjedhja u takon atyre”, - vijoi ai, i cituar nga agjencia e lajmeve “Ria Novosti”.

Betimi i Putinit u zhvillua në Kremlin. Ceremonia u bojkotua nga një numër i madh vendesh evropiane dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa Franca dërgoi ambasadorin e saj në Moskë.

Putin, i cili ka mbajtur pushtetin si president ose kryeministër që nga viti 1999, fillon mandatin e tij të ri më shumë se dy vjet pasi dërgoi dhjetëra mijëra trupa ruse në Ukrainë, në atë që ai e quajti “Operacion special ushtarak”.

Në moshën 71-vjeçare, Putin dominon peizazhin e brendshëm politik. Në skenën ndërkombëtare, ai është në një konfrontim me vendet perëndimore, të cilat i akuzon se përdorin Ukrainën si një mjet për të provuar ta mposhtin dhe copëtojnë Rusinë.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore qëndruan larg ceremonisë së inaugurimit të së martës.

Putini fitoi zgjedhjet me një shumicë të madhe. Nuk kishte asnjë kundërshtar serioz, edhe sepse kundërshtimi ishte bërë i pamundur. Putin e përshkroi presidencën e tij si një "detyrë të shenjtë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë