Lajme

Punonjësit e transportit publik në Vlorë, protestë për pagën e luftës

Pesëdhjetë punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë sot në protestë.

Ata kanë protestuar pasi nuk kanë marrë ende pagën e luftës, të premtuar nga kryeministri Edi Rama.

Punonjësit e transportit publik e kanë zhvilluar këtë protestë para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se çfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë punonjësit.

Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë kaq kohë pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë