Kuriozitete

Punonjësi “i sinqertë” tregon në TikTok se u shërben klientëve qëllimisht ushqime të ngrëna apo të prishura

Një punonjës i McDonald's është cilësuar si "punonjësi më i keq" pasi postoi një video në TikTok ku tregon se, qëllimisht, ju shërben klientëve ushqime gjysëm të ngrëna apo ushqime të mbyshura me salcë dhe turshi.

Askush nuk e di kush është pasi në TikTok njihet vetëm me emrin Mikky por videot e tij kanë më shumë se 3 milion klikime që nga shkurti. Ai nuk poston vetëm veten por edhe kolegët që bëjnë të njëjtën gjë si ai.

Në një video të shikuar më shumë se 1.8 milion herë, ai tregon një burger me mishin e ngrënë duke shkruar “ishim pak të uritur” si për të treguar se e kanë ngrënë vetë.

Komentuesit i kanë konsideruar veprimet e tyre si jo normale dhe “veprime që duhet të dënohen me burg”.

Ai ka shkuar më tej duke treguar se ju thonë klientëve se janë prishur makineritë e akulloreve pasi thjesht “nuk duan t'i bëjnë”.

Në një video tjetër ai hap frigoriferin dhe tregon vezë të skuqura, të mbështjella me plastmas si për të treguar se ato janë të gatshme dhe vetëm i ngrohin.

Një zëdhënës i McDonald’s ka reaguar duke thënë se janë duke hetuar për të kuptuar se cili është personi në fjalë dhe nga cili vend është ai pasi përgatitja e ushqimit në ato video janë jashtë cdo kriteri dhe standarti të sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë