Lajme

Punësimet e reja në turizëm, më shumë se gjysma e vitit që shkoi

Tatimet thonë se punësimet e turizmit nga 1 qershori deri në 13 gusht janë 58% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën e matur është 1,531. Punënsimet e reja i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

DRT Sarandë, sipas të dhënave, shënoi rritjen me të lartë me rreth 44% të bizneseve të reja, të hapura gjatë periudhës së marrë në analizë, duke vijuar më pas me DRT Lezhë me rreth 33% dhe DRT Vlorë me rreth 24%.

Sipas tatimeve vetëm për muajin korrik rezultojnë rreth 810  subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë