Lajme

Puna nga shtëpia, bien serverat e Microsoft Teams

Microsoft Teams është platforma më e famshme që përdoret nga shumë kompani për punë në distancë dhe lejon kolegët të bashkëpunojnë duke shmangur hapësirat dhe zyrat publike. Microsoft kohët e fundit vuri Microsoft Teams në dispozicion të kompanive falas për gjashtë muaj në përpjekje për ti ndihmuar gjatë pandemisë COVID-19.

Njerëzit në karantinë ose ato që duan të shmangin daljet në publik, gjithnjë e më shumë përdorin platforma të tilla si Microsoft Teams për të punuar nga shtëpia. Si pasojë e pandemisë COVID-19 kjo platformë ka shfaqur probleme të konsiderueshme në të gjithë Evropën për rreth katër orë pasi shumë punonjës janë dyndur drejt kësaj platforme për të punuar nga shtëpia.

Si pasojë e miliona logimeve nga evropianët që po punonin në distancë këtë mëngjes, kjo platformë ka rënë prej më shumë se tre orë duke bllokuar komplet punën në Itali dhe Spanjë, dy vende që kanë aplikuar masën e izolimit total në të gjithë vendin, si dhe në disa rajone të Francës, Belgjikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në mëngjes, kur shumica e punëtorëve po përdornin këtë platformë, gjithsej 524 njerëz raportuan probleme. Më shumë se tre të katërtat e (77%) e përdoruesve raportuan se kishin probleme me lidhje e serverit. Probleme të tjera përfshijnë hyrjen në faqen e internetit, hyrjen në internet dhe probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve. Microsoft arriti të zgjidhë problemin vetëm pas katër orësh nga raportimi i problemeve të para kur një zëdhënës i Microsoft njoftoi "Sapo kemi zgjidhur një çështje që mund të ketë ndikuar në një grup të klientëve në Evropë "

"Unë mendoj se @MicrosoftTeams po lufton me fluksin e papritur të punëtorëve në distancë?"- shkruante një përdorues në Twitter.

Koha ishte më pak se ideale, ashtu si shumë biznese po inkurajojnë punonjësit të punojnë nga shtëpitë e tyre duke përdorur shërbime si Microsoft Teams. Edhe shkollat ​​po përdorin gjithashtu këto platforma për arsimin online. Microsoft Teams regjistroi 20 milion përdorues të përditshëm gjatë muajit Nëntor, dhe krahas konkurrentëve, po shfaqet si një mjet thelbësor jo vetëm për ata që punojnë nga shtëpia, por edhe shpërndarjen e punës gjithnjë e më shumë, ku anëtarët e ekipit mund të jenë në zyra apo vendodhje të ndryshme.

Numri i problemeve të Microsoft Team këtë mëngjes

Shifrat e fundit tregojnë se më shumë se dy të tretat e fuqisë punëtore globale tashmë punojnë në distancë të paktën një ditë në javë, por me përhapjen e COVID-19 në të gjithë botën, shumë më tepër njerëz do të punojnë nga shtëpia për të paktën dy muajt e ardhshëm. Disa kanë argumentuar se kjo mund të çojë në një zhvendosje të përhershme drejt punës në distancë, por mjetet dhe teknologjitë për të mundësuar këtë, do të duhej të provojnë vlerën e tyre - kjo është arsyeja pse në muajt e ardhshëm të gjithë sytë do të jenë te Microsoft Team, G's Suite Google, Slack, Zoom etj.

Europa, tashmë është epiqendra e pandemisë COVID-19, me më shumë se 57,000 raste dhe 2,345 vdekje. Kontinenti i vjetër po përjeton një situate karantinë gjithmonë në zgjerim me 100 milion njerëz që ndodhen të izoluar në shtëpitë e tyre. Kufijtë, baret dhe restorante po mbyllen për të parandaluar grumbullime, ku virusi mund të përhapet. Udhëtarët u përballën me kaos në kufijtë Evropian, pasi Polonia dhe Serbia ishin shtetet e fundit që ndaluan hyrjet, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, që numëron më shumë se 2,000 viktima në Evropë. Qindra njerëzve iu mohua hyrja nga Gjermania në Poloni pasi kryqëzimet mbi lumin Oder u mbyllën. Kufizimet në kufirin e Gjermanisë hyjnë në fuqi sot, me shtimin e masave përgjatë kufirit me Francën, Austrinë, Zvicrën, Luksemburgun dhe Danimarkën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë