Njerez

Psikologët zbulojnë katër lloje të reja personaliteti!

Askujt nuk do i pëlqente që të etiketohej nga emra të ndryshëm, përveç rasteve kur i ushtrohemi një testi personaliteti.  Shumica prej nesh nuk mund t’u rezistojë pyetësorëve të ndryshëm në internet, duke u përpjekur të zbulojë “sekretin e madh” se kush jemi. Sipas këtyre testeve, personaliteti ynë mund të përcaktojë nëse duhet të jemi doktorë, mjeshtër, këngëtar, balerinë e të tjerë. Por jo të gjithë këto teste janë shkencorë dhe të besueshëm.

Duke u bazuar në këtë situatë, studiuesit në Amerikë kanë testuar më shumë se 1.5 milion njerëz dhe pohojnë se kanë identifikuar katër lloje te reja personalitetesh: mesatarët, të rezervuarit, ata që krijojnë personalitetin në bazë të një shembulli dhe egoistët.

Por si arritën në këto përfundime dhe cili është qëllimi i këtij studimi?

Përcaktimi i personalitetit është diçka që njerëzit i ka tërhequr që në antikitetin grek. Problemi qëndron në vështirësinë e  klasifikimin e njerëzve pasi qënia njerëzore është shumë e komplikuar. Pavarësisht këtij fakti  psikologët mund të përcaktojnë kategori të caktuara njerëzish me anë të tipareve.

 Hulumtuesit nga universiteti i Northëestern, tregojnë se ka pesë tipare kryesore të caktuara nga të gjithë psikologët në mbarë botën. Këto tipare të quajtura “oqean”, janë të përgjithshme dhe nëpërmjet tyre mund të klasifikojmë të gjithë njerëzit.

Tiparet e përgjithshme janë:

•Çiltërsia. Ky tipat shfaqet tek kategoria e njerëzve kuriozë, të cilët janë të prirur drejt përvojave të reja. Duan të mësojnë vazhdimisht dhe të eksperimentojnë.

•Ndërgjegjja. Ky tipar përfshin njerëzit e matur dhe të besueshëm.

•Ekstraversioni. Ky tipat përfshin njerëzit e shoqërueshëm dhe të sinqertë.

•Pranueshmëria. Ky tipat përfshinë kategoria e njerëzve që shqetësohen shumë për të tjerët, janë të vëmendshëm dhe dashamirës.

•Neuroticizmi. Ky tipar përfshin njerëzit të paqëndrueshëm emocionalisht,  kanë luhatje të humorit, shenja të depresionit,  dhe janë gjatë gjithë kohës të vetmuar dhe të trishtuar.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat që morën nga testet e kryera dhe zbuluan pesë tiparet e reja të personalitetit që përmenden në fillim, edhe pse theksojnë se personaliteti i njeriut mund të ndryshojnë me moshën. Gjithashtu, ata shprehen se kërkimet do të kishin qenë më të vështira në kohët para se ekzistonte interneti, ndërsa tani është shumë e thjeshtë për të analizuar të dhëna të shumta.

Përfundimet e studimit identifikuan katër lloje të personalitetit që janë të kombinuara me pesë tiparet kryesore që ka çdo njeri.

•Njerëzit që ndërtojnë personalitetin duke ndjekur një shembull. Janë njerëz të këndshëm, nuk kanë luhatje të humorit, paqëndrueshmëri emocionale dhe janë të hapur me njerëzit e tjerë.

•Egoistë.t Këta njerëz nuk janë punëtorë, janë tipa që veprojnë spontanisht dhe nuk janë të hapur kundrejt njohjeve të reja.

•Të rezervuarit. Sipas studiuesve ata nuk janë të hapur por janë të ndërgjegjshëm, të këndshëm  dhe kanë vetëbesim.

•Mesatarët. Janë njerëzit që përshtaten me çdo lloj tipi. Ata mund të jenë të hapur, të këndshëm por  në të njëjtën kohë të trishtuar dhe me vetëvlerësim të ulët. Për studiuesit ky grup njerëzish është “i frikshëm”.

Duke qenë se të gjithë të anketuarit mund të flisnin anglisht dhe kishin njohje të internetit dhe kompjuterit, mendohet se  shumica prej tyre janë nga perëndimi dhe për këtë arsye ky studim nuk është ende i plotë. Studiuesit duan të zgjerojnë hulumtimet e tyre për të parë nëse kombet dhe kulturat e tjera kanë njerëz me të njëjtat lloje personaliteti./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë