Lajme

Pse të dashuruarit janë mbi peshë?

Dashuria të shëndosh! Ky është përfundimi i një studimi të fundi nga studiuesit australianë të cilët morën në studim 15 mijë çifte për 10 vite. Në momentin që dashurohesh dhe stili i jetës ndryshon.
Nga darkat romantike deri tek netët e gjata zgjuar në divan duke parë filma, janë këto disa nga zakonet e reja por që po i bënë çiftet të shtojnë peshë.  Të gjesh një partner është një nevojë dhe dëshirë për çdo njeri.  Ata që jane të martuar ose në një marrëdhënie afatgjatë,  kanë fituar peshë më shume se sa njërëzit që janë vetëm dhe pa proukopime familjare.

Çift në Angli

Studimi i Universitetit Qendror Queensland tregoi se çiftet në momentin që dashurohen dhe krijojn një lidhje nisin të shtojnë peshë pavarësisht se mund të kishin një stil jetesë më të shëndetshme kur janë  beqarë. Kjo ndodh për arsye se të dashuruarit kalojnë më shumë kohë bashkë në shtëpi duke parë filma, duke ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme, dhe kanë më shumë darka romantike. Dr Jerica Berge, shprehet se në momentin që një person është beqar ai kalon më shumë kohë jashtë shtëpisë ndërsa në momentin që krijon familje netët e çifteve bëhen me komode. Gjithashtu një shkak tjetër për shtimin në peshë të çifteve ishte dhe kur familja zgjerohej dhe në jetë vinin dhe fëmijët, prindërit merrnin më shumë kilogramë për shkak se në momentin se sa herë do ushqenin fëmijët do konsumonin dhe vetë duke shtuar kështu vaktet.

  Hulumtimet tregojnë se njerëzit gjatë marrëdhënieve të tyre ndjehen të kënaqur me gjithcka , qoftë edhe nëse kanë humbur linjat e bukura trupore. Ekspertët e marrëdhënive shoqërore nga universiteti i Dallasit  kryen një tjetër studim me 169 çifte të sapomartuar dhe dolën në përfundimet se  njerëzit të cilët janë të kënaqur me marrëdhëniet e tyre janë mbi peshë, ndërsa ata që janë më pak të kënaqur kanë më shumë mundësi të humbin peshë.  Sipas studiuesve   kjo ndodh për shkak se ata kanë  dëshirë të duken tërheqës.  

“Kënaqësia lidhet me shtimin e peshës”, thotë studiuesi kryesor, Andrea Meltzer.  Personat  që janë të kënaqur me marrëdhënien e tyre kanë më pak gjasa të shqetësohen për peshën e tyre, ata janë të lumtur dhe të kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat deri tani me martesën e tyre,” shton ai.

Të dhënat tregojnë se çiftet pijnë më pak alkool, shikojnë më pak televizorë dhe hanë më pak ushqim të shpejtë ndryshe nga njerëzit që janë vetëm. “Çiftet nuk kanë nevojë të duken tërheqës për të tërhequr një partner, ata ndihen komod dhe mund të konsumojnë cdo gjë që duan,” thotë  Stephanie Schoeppe, një tjetër studiuese nga Australia.  Ajo zbuloi gjithashtu, se individët që ishin vetëm  shtonin në peshë  mesatarisht 1.8 kg në vit, ndërsa çiftet shtonin një peshë mesatare prej 5.8 kg.

Duhet të theksojmë se ka edhe  shumë faktorë të tjerë që rrisin peshën, si te një person i vetëm ashtu dhe te ciftet,

Stresi

Stresi nxit hormone e oreksit. Gjatë momentit që hormonet e oreksit fillojnë të reagojnë, ju ndiheni mjaft energjik dhe ju duket se ushqimi është zgjidhja e çdo problemi. Kur jeni të stresuar rritet niveli i kortizolit, i cili ndikon negativisht në dietën tuaj. Ju dëshironi të hani ushqime me shumë kalori dhe të shpejta.

Ushqimet e pakontrrolluara

Ushqimet e pakontrrolluara  janë një provlem I madh, pasi rrisin obezitetin. Është fakt i provuar nga institucionet shëndetësore se mbi pesha dhe obeziteti shkaktohen nga ushqimet e pa kontrrolluara.

Sasia e aktivitetit fizik ditor

Ekspertët  thonë se mbi pesha  është shqetësim global, sidomos në këtë kohë ,kur përdorimi i paisjeve  teknologjike ka zëvendësuar aktivitetin fizik.

Qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës.

Mbipesha është një nga pasojat më të këqija të qëndrimit ulur për orë të tëra. Kur qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë, metabolizmi ngadalësohet dhe trupi djeg më pak kalori, duke akumuluar yndyrën. Sapo të uleni, trupi zvogëlon procesin e djegies së yndyrës me 90%, niveli i insulinës bie dhe presioni i gjakut rritet. 

Cili do qoftë shkaku kryesori peshës, është e rëndësishme për çiftet por edhe për ata që janë vetëm krijimi i një mënyrë jetesë, që ndihmon në nxitjen e ushqyerjes në mënyrë të shëndetshme. Mund të duket sfiduese, por kjo do të rrisë jetëgjatësinë tuaj./ the hearty soul/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë