Lajme

Pse njerëzit urrejnë të komunikojnë me Email?

Pse e urrejmë përdorimin e emailit dhe dashurojmë dërgimin e mesazheve me tekste. Të dyja na lejojnë të qëndrojmë në kontakt, por ndërkohë që emaili shpesh kthehet në diçka të mërzitshme, mesazhet me tekst janë më popullor se kurrë. Është një mënyrë që zgjedhim për të komunikuar duke thënë më shumë gjëra se sa mendojmë.

Rreth 15 vite më parë njërzit nuk i përdornin mesazhet me tekst. Në atë kohë shumica e njerëzve përdornin telefonat e vjetër me ekran LED, dhe tastiera plastike. Nuk eksitonin karaktere si emoji. Ishin  të ngadalshëm, dhe nuk kishte ndonjë gjë interesante që mund të të tërhiqnin. Megjithatë u deshën 12 vite  dhe më në fund njerëzit kanë mundësinë të zgjedhin çdo lloj opsioni , kur dërgojnë ndonjë mesazh me tekst.

Kthim në kohë.

Mesazhi i parë me tekst “Gëzuar Krishtlindjet” është dërguar pas vitit 1992 në Britaninë  Madhe . mesazhet me tekst  filluan të përhapeshin , ndërsa telefonat celular u bën shumë të popullarizuar në vende si Japonia dhe SHBA, ndërsa  deri në vitin 2000 ato u përhapen kudo. Deri në vitin 2012,  thuhet se 14.7 trilionë mesazhe janë dërguar nga telefonat mobil në mbarë botën. Ky numër u rrit në 28.2 trilionë në vitin 2017.  Por,  mos të harrojmë se shërbimi i shkurtër i mesazhit (SMS) dhe format e tjera të mesazheve që janë  bërë pjesë thelbësore në mënyrën sesi ndërveprojmë me njëri-tjetrin, kanë pasur sukses përmes  formës së komunikimit digjital që i parapriu –email.  Deri para pak kohësh emaili ishte metoda e shkëlqyeshme e të qenit në kontakt. Por afera jonë e dashurisë me email ishte jetëshkurtër dhe shumë prej nesh tani kanë një mungesë dëshirë qoftë edhe për të hapur kutinë e Inbox-it të Emailit. Njerëzit përqafojnë më shumë dergimin e mesazheve me tekst përmes aplikacioneve të tjera.

Email, formal, i mërzitshëm dhe i pa kërkuar.

Shumë njerëz nuk e pëlqejnë email-in, sepse ky  është një kanal me reklama të mërzitshme, me një gamë të gjerë spamesh “thotë Michael Stefanone, profesor i komunikimeve në Universitetin e Buffalo në Nju Jork. "Në përgjithësi emaili lidhet me vetëm me punën” Njerëzit e kujtojnë emailin si diçka që lidhet vetëm me zyrën,  Aimée Morrison nga universiteti Waterloo në Ontario thotë se emaili është i bazuar në një format të ngurtë,   ku mund të plotësosh fusha të caktuara.Njerëzit e përdornin Emailin , sepse nuk kishte formë tjetër komunikimi në Internet.

“Të gjithë kemi pasur këto adresa të errëta të postës elektronike “ thotë Morrison. "Duhej të mësonim përmendësh dhe adresat elektronike të njerëzve të tjerë, dhe kjo ishte një pjesë që me siguri askujt nuk i pëlqente. Kjo ishte mënyra se si funksiononte atëherë, dhe na pëlqente apo jo, ne duhej ta përdornim me patjetër.”, thotë ajo.

Email-et që vijnë  tani grumbullohen në kutitë tona postare.   Nëse ju  blini një bluze nga një faqe internete, vazhdimisht do të merrni mesazhe reklamash nga kjo faqe aq sa është e pamundur t’i kontrollosh, madje shumë prej njerëzve arrijnë deri në atë pikë sa i fshijnë këto sms pa i lexuar fare.

Sharon Lauricella është profesoreshë e shkencave shoqërore dhe humane në Institutin e Teknologjisë të Universitetit të Ontarios, u jep numrin e saj të telefonit celular studentëve të saj për dhjetë vitet e fundit. “Nëse keni ndonjë pyetje më dërgoni sms,” iu thotë ajo .

Ajo thotë se:"Unë dua të rri në kontakt me studentet e mi, dhe Emaili me duket një formë shumë formale komunikimi." Ajo ka hulumtuar se studentet nga mosha 18 deri 24vjeç , i identifikojnë format e komunikimit përmes emailit dhe Skype si një formë e vjetër komunikimi. Mesazhi me tekst është nga vetë natyra e tij, më personale. Duhet të keni numrin e celularit të personit për të komunikuar në  WhatsApp, ose emrin e Facebook Messenger. Këto  mjetet komunikimi  joshin më shumë të rinjtë , thotë Lauricella. “Emaili sikur ka një lidhje vepruese vetëm me punën , ku ju duhet t’i përgjigjeni diçkaje ose të angazhoheni për të bërë diçka.” Thotë ajo më tej.

 Ndërsa shton se shumica e studentëve të saj , nuk dëshirojnë të dërgojnë email, as nuk duan të flasin, për këtë arsye unë kam zgjedhur komunikimin me ta përmes mesazheve me tekste në celular. “Nuk kam biseduar ndonjëherë me studentët  në telefon. Ata nuk më thirrin kurrë.”

Edhe mesazheve me tekst do t’ju vijë fundit

 Ashtu si emaili, që erdhi si pjellë e internetit dhe kompjuterëve edhe  mesazheve me tekst që përdoret gjerësisht ditët e sotme , do t’ju vijë fundit, thotë James Ivory, profesor i komunikimeve në Institutin Politeknik të Virxhinias dhe Universitetin Shtetëror.

Smartfonët  të pajisur me kamera me rezolucion të lartë, tashmë po sigurojnë mënyra të ndryshme dhe të reja komunikimi . Unë mendoj se  'texting' është duke u zëvendësuar," thotë Stefanone University of Buffalo's. "Snap (kompania mëmë e Snapchat) na mundëson të idealizojmë imazhet që i paraqesim vetes përmes filtrave -  dhe popullariteti i saj po shkon gjithnjë e në rritje.

Numri i përdoruesve të përditshëm aktivë në  Snapchat është rritur çdo tremujor që nga viti 2014,  dhe numri i përdoruesve ka shkuar në rreth 200 milionë në mbarë botën në tremujorin e parë të vitit 2018.    Instagram dhe  YouTube ka krijuar një kulturë shumë vizuale të komunikimit. Nuk është vetëm një mesazh me shkrim - është një selfie, emoji , ose shkrime ilustruese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë