Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave. Kjo sëmundje nuk njeh moshë apo gjini, ashtu si burrat edhe gratë kanë mundësi të preken nga migrena që në mosha shumë të vogla, por gratë kanë më shumë gjasave të vuajnë nga dhimbjet.
Statistikat kohët e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojë se 85 për qind të sëmurëve më migrenë janë gra.
“Duket se femrat nuk mund t’i shpëtojnë sëmundjes së migrenës,” thotë për gazetën “Si” neurologia Sabina Koçi “Është e vërtetë që migrena prek më shumë gratë se sa burrat,” shton ajo
Migrena është më tepër sesa një dhimbje koke e tmerrshme. Ajo cilësohet si një sëmundje neourologjike me një gamë të gjerë simptomash, duke përfshirë çrregullime vizuale, vjellje, marramendje, ndjeshmëri ndaj dritave, zhurmave dhe aromave. Episodet e tilla mund të zgjasin me orë të tëra, ndonjëherë edhe me ditë të tëra. Rreth 25 për qind e të prekurve përjetojnë “Aura”, e cila në mënyrë të pavetëdijshme shkakton ndjesi të menjëhershme të temperaturës së lartë dhe mpirje në duar dhe në fytyrë. Gjithashtu, migrena me “aure” në gratë nën moshën 50 vjeçare rrit rrezikun e goditjeve cerebrale, veçanërisht për ata që pinë duhan dhe përdorin kontraceptive oralë.
Migrena prek një në çdo shtatë të rritur kudo në botë dhe “Instituti i Shëndetit Publik” ka deklaruar se pesëmbëdhjetë për qind e shqiptarëve vuajnë prej saj, ku pjesa më e madhe janë gra.
Resi Brahollari, ka folur për përvojat e saj për sëmundjen e migrenës dhe anashkalimin e doktorëve duke mos marrë seriozisht dhimbjen e saj.
“ Të gjithë njerëzit në botë janë kurioz se, pse migrena gjendet më shumë të femrat sesa te meshkujt? Jo vetëm për sëmundjen e migrenës por edhe në çdo sëmundje tjetër gratë janë më të ndjeshme ndaj dhimbjeve më shumë sesa meshkujt,” thotë neurologia. “Gjithashtu, shumë paciente më kanë treguar se kur kanë shkuar për t’u kuruar nga dhimbja e kokës, mjekët nuk i kanë marrë seriozisht, pasi mendojnë se gratë krijojnë situata të tilla për të marrë vëmendje,” shton ajo
Sëmundjet asnjëherë nuk duhen anashkaluar, aq më pak sëmundja e migrenës e cila shkakton shumë dëmtime në qelizat e truri nëse nuk kurohet.
“Kur shkova herën e fundit në urgjencë për dhimbjen e kokës, pashë shumë doktorë rreth meje dhe këshilla e vetme që më dhanë ishte të shkoja në shtëpi, të pushoja dhe të pija një gotë verë meqë ishim në prag krishtlindjesh,” tha ajo.
“Të gjithë e dimë se migrena gjendet më shumë te gratë e reja dhe sëmundja përmirësohet me kalimin e kohës, por kjo sëmundje është më shumë e përhapur te gratë që nuk janë shumë produktive dhe janë me ciklin menstrual,” thotë neurologia. “Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është aktiviteti fizik I vazhdueshëm, por ata që janë të prekur nga migrena përjetojnë, dhimbje të shumë të fortë dhe nuk të lejohet të kryejnë aktivitete të ndryshme. Ata janë shumë të ndjeshëm dhe e kanë të vështirë të punojnë,” shton ajo.
Shumica e ekspertëve në mbarë botën, besojnë se hormonet e grave, janë një ndër arsyet pse migrena është më e përhapur te femrat se sa te meshkujt, sidomos kur niveli i estrogjeni në trup bie gjatë gjithë kohës në periudhën kur gratë janë me menstruacione. Shumica e grave kanë dhimbje një ditë përpara fillimit të menstruacioneve ose një ditë më pas.
Një studim i fundit nga Shoqata e Kërkimit të Shëndetit të Grave në SHBA tregoi se pas menopauzës kur niveli i estrogjenit është i ulët, gratë përmirësohen dhe nuk ndjejnë aq shumë dhimbjet sa më përpara. Gjithashtu, studiuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë zbuluar se migrena mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë si stresi, dritat e forta, ushqime dhe pije të ndryshme si vera dhe çokollata. Sipas këtij studimi rezulton se zonja Brahollari mund të ishte trajtuar keq nëse do të kishte ndjekur këshillat e mjekëve, vera do t’i përforconte dhimbjen e kokës.
“Migrena rezulton nga reagimi i trurit në një ndërveprim kompleks midis hormoneve gjenetike dhe faktorëve të mjedisit,” thotë neurologia Koçi. Migrena nuk është një çrregullim hormonal. Ky mendim është i gabuar. Është një çrregullim i nervave të trurit,” shton ajo.
Gratë përballen me sfida më të vështira se sa burrat, si në vendin e punës dhe në jetën e tyre personale dhe të gjithë e dimë se sa më shumë stres të shkaktohet, aq më shumë probleme do të ketë në funksionimin e qelizave të trurit.
Edhe pse ndan të njëjtin mendim me ekspertë të tjerë se hormonet shpesh luajnë një rol kryesor, neurologia thotë se ka gjasa që shumë qeliza të ndryshme në tru nuk funksionojnë siç duhet dhe shkaktojnë dhimbjen e migrenës. Gjithashtu, ajo thotë se studimet e ndryshme shkencore kanë treguar se shumë njerëz me cikle hormonale të rregullta nuk vuajnë nga migrena, kështu që kjo sëmundje është një problem neurologjik pasi disa neurone të caktuara në tru nuk aktivizohen.
Resi Brahollari thotë se ka vuajtur nga dhimbje të forta të kokës që në moshën 14 vjeçare. “Kur isha e vogël kisha episode që më preknin katër ose pesë herë brenda muajit dhe më zgjasnin për dy ose tre ditë, ndërsa tani që jam në moshën 50 vjeç, numri i episodeve të dhimbjes ka rënën dhe ndjej dhimbje të kokës një ose dy herë në muaj,” thotë Brahollari.
“Edhe pse kanë kaluar kohe dhe unë e ndjej veten më mirë përsëri jam e ndjeshme ndaj dritave të forta, dhe kam shumë të vjella. Gjithashtu, nëse ndjej parfumin e vajzave të mia e di se do më fillojë një dhimbje e tmerrshme,” shton ajo.
Hulumtimet të ndryshme nga Instituti kombëtari i Shëndetit në SHBA tregojnë se migrena ka tendencë për t’u trashëguar në familje. Mutacionet që ndodhin në disa gjene mund të shkaktojnë migrenë familjare hemiplegjike, e cila transmeton një dhimbje që shkakton gjendje debulese gjatë gjithë kohës ose mpirje në njërën anë të trupit.
Megjithëse nuk ka shërim, migrena mund të mbahet në kontroll me medikamente dhe mënyra të tjera si dieta , masazhet dhe ushqimi i kontrolluar dhe pa organizma të modifikuara gjenetikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.