Muzike

Pse është një ikonë Janet Jackson?

Janet Jackson u bë pjesë e Rock & Roll Hall of Frame, muzeu i cili arkivon historinë e artistëve, producentëve dhe figurave të tjera të njohura që kanë pasur ndikim në shoqëri. Fjalimi i Jackson në ceremoni u kthye në një inspirim për të gjitha gratë në botë.
“Rock &Roll Hall of Frame, ju lutem në vitin 2020, nxisni më shumë femra të vazhdojnë karrierën,” u shpreh ajo.
Jackosn është një këngëtare dhe aktore, e cila ndër vite ka inspiruar më shumë se 200 individë dhe grupe muzikore, ku rreth 20 prej tyre janë interpretuese solo. Gjatë 30 viteve ajo është përqendruar në krijimin e muzikës, për grupet e margjinalizuara dhe kjo është, një ndër cilësitë më të veçanta që e bën Jackson të preferuar nga të gjithë.

Jackson e cila tashmë është në moshën 52 vjeçare gjatë gjithë jetës së saj ka regjistruar 18 hite të suksesshme, duke filluar me “Miss You Much” në mesin e vitit 1989 dhe "Get Loneley" në vitin 1998. Gjithashtu, ajo ka siguruar një serë albumesh fituese në Billboard Awards në secilin sezon të këtij festivali, gjatë 4 viteve të fundit. Gjatë gjithë kohës, ajo ka paraqitur katalogë muzikor dhe vizualë duke përfshirë zhanre të ndryshëm muzikore.

Këngët e saj prej kohësh janë cilësuar, si një trashëgimi për brezat e ardhshëm. Karriera e saj historike ka krijuar, shpresa për këngëtaret e reja, veçanërisht atyre afro-amerikane. Kjo e bën Jackson një ikonë të muzikës popullore.

https://youtu.be/IVF0zcqr9Dg

Këngëtarja ishte fëmija më i vogël i familjes Jackson, e cila e filloi karrierën e saj në programin argëtues “The Jaksons” në vitin 1976. Më pas në vitin 1991, shkroi kontratën e parë me shtëpinë diskografike Virgin Records, duke u shndërruar edhe në një nga artistët më të paguar në industrinë e muzikës.
Përpos suksesit të këngëve të saj, ajo shfaqi talentin e saj edhe në fushën e kinematografisë në filmin “Poetic Justice”. Me anë të shitjes së 120 milion albumeve, ajo është cilësuar si një nga këngëtaret më të suksesshme në historinë e muzikës. Talenti, suksesi dhe arritjet e saj ishin pasqyrimi se si, ajo ndikoi në formimin e konceptit të muzikë popullore. Tashmë Janet Jackson është një frymëzim për artistët e rinj.

https://youtu.be/_jfbXtIjS64

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë