Biznes

Pse emigrantët në Gjermani bëhen sipërmarrës të mirë

Emigrantët janë më të mirë se gjermanët vendas për të çelur një biznes

Për habinë e Ugur Sahin dhe lemzlem Türeci, pjesa më e madhe e shkrimeve në mediet gjermane për ta u përqëndrua te rrënjët e tyre turke.

 “Bota jonë mund të shpëtohet. Nga fëmijët e emigrantëve ", ishte një titull në Bild, tabloidi më i shitur i Gjermanisë. Historia e çiftit turk me siguri sfidon klishenë se kjo kategori emigrantësh mund të shkojë deri tek të qenit pronarë i dyqaneve lëvizëse doner-kebab dhe dyqaneve të fruta - perimeve - edhe pse  Z. Sahin dhe Znj. Türeci përkatësisht shef ekzekutiv dhe shef mjekësor në BioNTech, do të kishin preferuar të lexonin për detaje të tjera në lidhje me firmën e tyre, në partneritet me Pfizer, një prodhues i ilaçeve amerikane, aktualisht të një vaksine mjaft efektive kundër COVID-19.

"Ka BioNTech të tjerë", thotë Rosemarie Kay i IMF, një think-tank në Bon. Emigrantët potencialisht e kanë më shumë të mundur sesa vetë gjermani mesatar për të filluar një biznes.

Sipas një sondazhi të fundit nga kfë, një bankë shtetërore e zhvillimit, një në katër nga 605,000 themeluesit e firmave vitin e kaluar, kishin origjinë të huaj. Sipërmarrjet e reja, sipas të dhënave, nuk janë të kufizuara në ushqime dhe gastronomi. Spotted, themeluar nga Nik Myftari, një refugjat nga Kosova, është një faqe në internet për takime. Novum, krijuar në 1988 nga Nader Etmenan, i cili iku nga Irani, është bërë një nga zinxhirët më të mëdhenj të hoteleve në Gjermani.

Emigrantët në Gjermani (si Z. Sahin) ose ata me të paktën një prind emigrant, (si Znj. Türeci) janë 19,6 milion, që përfaqësojnë 24% të popullsisë. Një studim nga Fondacioni Bertelsmann, një tjetër think-tank, zbuloi se anëtarët e këtij grupi zotërojnë 773,000 biznese. Prej tyre, 469,000 janë tregtarë të vetëm. Pjesa tjetër janë punëdhënës, kryesisht në ndërtim, shitje me pakicë dhe shërbime. Numri i tyre po rritet. Për krahasim, numri i gjermanëve të tjerë që zotërojnë biznese ra me 275,000 në të njëjtën periudhë analize, në 3.2 milion.

"Gjermanët nuk dëshirojnë vetëpunësim", thotë Armando Garcia-Schmidt i Fondacionit Bertelsmann. Shumë të diplomuar preferojnë një karrierë të sigurt në shërbimin civil sesa peripecitë e fillimit të një biznesi. Tregu në rritje i punës gjatë dekadës së kaluar ndihmoi të rinjtë e aftë dhe të pakualifikuar të kenë një punë të denjë pa shumë mund.

Mundësitë për migrantët priren të jenë më të kufizuara. Disa syresh vijnë nga vendet me tradita të forta sipërmarrëse dhe tentojnë të kenë sipërmarrës të suksesshëm si modele. Studime të ndryshme tregojnë se diskriminimi i qartë ose i nënkuptuar e bën tregun e punës, edhe në kohë të mira, shumë më të ashpër për migrantët. Shumë prej tyre kanë kualifikime të marrë në vendin e tyre të origjinës që nuk njihen në Gjermani, kështu që krijimi i një biznesi është shansi i tyre i vetëm për të fituar më shumë se paga nga një punë e nivelit të ulët.

Z. Garcia-Schmidt pret që tregu i punës të bëhet më i vështirë për të gjithë, pasi pandemia të jetë zbutur dhe skemat ndihmuese të Gjermanisë të mbarojnë. Covid-19 e ka kthyer vitin 2020 në një vit të tmerrshëm për themeluesit e të gjitha kategorive. Ndërsa vendi do tyë dalë nga recesioni i koronavirusit, më shumë gjermanë vendas mund të zgjedhin vetëpunësimin si një alternativë ndaj papunësisë. Ata mund të mësojnë disa gjëra nga migrantët që i kanë ngjitur. / Burimi: The Economist / Në shqip: Gazeta "Si" /


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë