Lajme

Pse e bojkotoi PD-ja festën e ambasadorëve?

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, mbrëmë kanë organizuar një ceremoni lamtumire në vilën e ambasadores në periferi të Tiranës.
Në këtë ceremoni ishin të ftuar miq, kolegë, përfaqësues të lartë të partive politike, njerëz të medias, artit si dhe të shoqërisë civile. Ajo që ra në sy ishte mungesa e grupit parlamentar të PD-së.


Burime të PD-së thanë se ata e kanë refuzuar ceremoninë e lamtumirës së dy ambasadorëve për shkak se u organizua në vilën e blerë nga ambasadorja e BE-së.


“Një nga shkaqet kryesore të refuzimit të opozitës për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së ambasadorëve Lu dhe Vlahutin është organizimi i saj në vilën e blerë nga ambasadorja e BE. Vila është blerë prej Romana Vlahutin nga një trafikant droge”, thotë PD.


“Ky është një standard që ndoqën deputetët gjermanë në Berlin për të refuzuar darkën me kryeministrin Edi Rama në një ambient ekskluziv të quajtur China Club. Vendi i zgjedhur prej Rames është nën hetim për aktivitetin ndërkombëtar të pastrimit të parave”, u shpreh PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë