Lajme

Pse duhet t’i mbyllni telefonat kur jeni në avion?

Gjatë një udhëtimi me avion, kompanitë ajrore u kërkojnë pasagjerëve që të kalojnë telefonin e tyre në “flight mode”, përpara se avioni të niset.

Studiuesit thonë se kur jeni në lartësi dhe e keni të hapur linjën e telefonit, ajo linjë do jetë në vazhdimësi duke kërkuar sinjal te kullat që dërgojnë sinjalin telefonik. Këto sinjale interferojnë më pas me sinjalet që u dërgohen pilotëve të avionit dhe ndonjë “crash” i mundshëm midis sinjaleve të ndryshme mund të ndodhë.

Kjo nuk do të thotë se telefonat e ndezur do të bëjnë që avioni të përplaset, por mund të ngatërrojnë gjërat në kabinën e pilotëve duke ua vështirësuar punën. Megjithatë, me avancimin e teknologjisë disa prej këtyre rregullave do të ndryshojnë. Në disa linja të njohura ajrore ju tani mund të komunikoni me telefonata me video edhe nëse jeni duke fluturuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë