Propozim i SI

Pse duhet të mbani shënime me dorë dhe letër

Kompjuterët dhe telefonat janë bërë mënyra më e mirë për të marrë shënime për shumë njerëz por ka disa përfitime që mund t'i merrni vetëm nëse mbani shënime si dikur, me stilolaps dhe letër.
Shënimet e shkruara me dorë janë një mënyrë shumë e mirë për të vënë trurin në punë, çka bën që ai të memorizojë më mirë. Pra, duke shkruar me dorë, ju krijoni një "bllok shënimesh" në trurin tuaj.
Të arrish të mbash shënime me kompjuter e telefon është aftësi dhe në epokën e dixhitalizimit ku përditshmëria jonë me patjetër do e përfshijë komunikimin dixhital, mjetet dhe aplikacionet do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të kenë vendin e tyre por tastiera nuk siguron reagime të mëdha të trurin, gjë që vetëm me anën e stilolapsit dhe letrës mund të arrihet.
Studiuesit kanë zbuluar se marrja e shënimeve me anë të tastierës përkthehet në marrjen e shënimeve fjalë për fjalë dhe nuk përfshin përpunimin e informacionit. Këtë metodë studiuesit e kanë quajtur "jo gjeneruese"
Nga ana tjetër, marrja e shënimeve me dorë përfshin angazhim tonë në përmbledhje, parafrazim, organizim dhe koncept. Ndërkohë që mbajmë shënime, ne mundohemi të shkruajmë atë që ka duket më e rëndësishme dhe ndërkohë që e shkruajmë, truri jonë e regjistron.

Por si të merrni shënime në mënyrën e duhur?

Marrja e shënimeve të mira varet nga rrjedhshmëria e dorës, që do të thotë lexueshmëri dhe shpejtësi e kombinuar. Kjo arrihet më së miri me një shkrim të pastër dhe të qartë, gjë që mësohet që në klasë të dytë.
Shpejtësia e dorës vjen si pasojë e praktikës disa vjeçare dhe kombinimi i të dyjave bën që shënimet e tua të lexohen kurdo.

Nga ana tjetër, çdo vit njerëzit mësojnë gjëra të reja dhe sidomos nxënësit dhe studentët që kanë shtim informacionesh dhe njohurish nga kalimi në një vit në tjetrin prandaj një mënyrë tjetër për të mbajtur shënime është të bëni vizatime apo skicime që përshkruajnë atë që dëgjuat.
Fergus Craik dhe Robert Lockhart, studiues të neuroshkencës, vunë në dukje disa arsye pse duhet të shkruajmë informacionet në fletore.
Ato thonë se njerëzit duhet t'i mësojnë që të vegjël mënyrat e mbajtjes së shënimeve.
Kjo është një mënyrë për të bërë praktika dhe për t'a bërë tënde atë metodë që ke zgjedhur.
Kështu do të jetë më e thjeshtë me kalimin e kohës dhe do të jetë diçka e jotja, pjesë e përditshmërisë tënde.
Përveç përfitimeve, mbajtja e shënimeve me dorë ka dhe kënaqësinë e vet. Shumë studiues thonë se të shkruash në letër ke më shumë frymëzim dhe dëshirë për të shkruar. Gjithashtu, në epokën dixhitale, letra shihet si diçka e jashtëzakonshme dhe arsye për t'u duartrokitur dhe pa vetëdije, njerëzit të shohin si më bindës dhe të besueshëm nëse ti shpreh një mendim në bllok shënimesh dhe e ndan në rrjetet sociale në atë mënyrë.
Kompleksi dorë-tru është çelësi për të kuptuar vlerën e shënimeve të shkruara me dorë. Mendoni dy herë përpara se të merrni laptopin për të shkruar.
Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë