Jete & Stil

Pse duhet të kërkoni rritje page tek punëdhënësit tuaj

Zakonisht rekrutuesit nuk rekomandojnë që gjatë intervistës të bëhen pyetje në lidhje me pagën deri në momentin që ata vetë të hapin një bisedë të tillë, dhe jo vetëm kaq. Ka shumë punonjës që shpesh punojnë për një periudhë të gjatë kohe, sepse nuk kanë guximin të kërkojnë rritje pagë.

 Një sondazh i kryer së fundi me 160 mijë punonjës , rreth 70 % e tyre raportuan se morën një lloj rritjeje page pasi ata kërkuan një gjë të tillë.

 “Shumë pak njerëz kanë kërkuar një rritje rroge, por nëse do të kërkonin, me shumë mundësi do  të merrnin diçka edhe nëse nuk do të ishte ajo që kërkonin”, thotë Lydia Frank, zëvendës presidente e PayScale.

“Nuk mund të presësh gjatë gjithë kohës që punëdhënësi të ofrojë një ngritje, sidomos kur kemi parë se pagat kanë qenë pak të sheshtë”, shton ajo.

Sa më gjatë që keni punuar diku, aq më shumë ka gjasa që ju të merrni një ngritje. PayScale tregoi se punonjësit që kishin punuar në një kompani për më shumë se pesë vjet kishin 12 herë më shumë shanse të merrnin një rritje sesa dikush që kishte qenë atje më pak se një vit.

Sipas studimit, vetëm në 30 për qind të rasteve ata që kanë kërkuar një rritje rroge nuk e kanë marrë një të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë