Lajme

Pse duhen “Storiet” në WhatsApp?

Rreth një vit më parë WhatsApp solli ndryshime në aplikacionin mobil duke lënë pas një përvojë pasive të konsumit të përmbatjeve drejt një eksperiencë të ngjashme me atë mbi të cilin janë ndërtuar Facebook dhe Instagram.

WhatsApp është një aplikacion që ju lejon të bisedoni të flisni lirshëm me miq, të afërm përmes këtij aplikacioni.

Gjithashtu ju lejon të bëni videothirje, të shkëmbeni emoji dhe GIF përmes dritares bazë të bisedimit të WhatsApp-it.

Meqë WhatsApp është një aplikacion i shkëlqyeshëm për shkëmbimin e mesazheve të ndryshme dhe statuset në WhatsApp janë vendi kryesor për të treguar disa nga aftësitë tuaja ose për të ngarkuar një foto interesante , ose edhe për të ndarë disa rreshta nga filmat tuaj të preferuar, kjo ju jep mundësi njerëzve të dinë më shumë rreth jush, gjërave që ju pëlqejnë apo ngjarjeve të ndryshme në jetën tuaj.

Në të njëjtën kohë është një mundësi e artë për bizneset dhe reklamuesit. Kohë më parë drejtuesit e kompanisë thanë se ishin në kërkim të mënyrave të reja të gjenerimit të të ardhurave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë