Kuriozitete

Pse aziatikët nuk kanë pse të përdorin deodorant

Njerëzit aziatikë në përgjithësi nuk kanë gjak Rh-negativ dhe spitalet nuk e ruajnë atë për transfuzione. Madje turistët, në rast se kanë nevojë për gjak por e kanë Rh-negativ, është shumë e vështirë ta gjejnë.
Ka kaq shumë mënyra në të cilat aziatikët janë të ndryshëm nga racat e tjera, dhe njëra prej tyre është se ata zakonisht nuk kanë nevojë të përdorin deodorant për të hequr qafe erën e trupit.
Gjithçka ka të bëjë me genin "erë".
Askush nuk lind me erën e keqe të djersës pasi trupi ynë në të vërtetë prodhon djersë por një studim i fundit nga Universiteti i Bristol ka zbuluar faktin se nëse djersa mban erë apo jo varet nga një gjen i veçantë i quajtur ABCC11.
Fillimisht, shkencëtarët menduan se ky gen ishte përgjegjës vetëm për qëndrueshmërinë e dyllit të veshit, duke e bërë atë të thatë ose të lagësht. Në fakt, u zbulua se 80% deri 95% e njerëzve të Azisë Lindore kanë dyllë veshi të thatë, ndërsa afrikanët dhe europianët e kanë të lagësht dhe çuditërisht, qëndrueshmëria e dyllit të veshit lidhet me erën e djersës.
Siç rezulton, aziatikët kanë një gjendje të veçantë gjenetike, e cila është mungesa erë e gjenit ABCC11. Kjo e bën dyllin e veshit të tyre të thatë, sepse i mungon substanca që ushqen bakteret. E njëjta gjë ndodh me djersën e tyre: nuk ka erë sepse bakteret qëndrojnë të "uritur" pasi trupat e aziatikëve nuk prodhojnë këtë substancë për ushqimin e tyre.
Europianët dhe afrikanët nuk janë aq me fat pasi më pak se 3% e tyre nuk e kanë këtë gjen ndërsa pjesa tjetër e kanë atë, e cila është arsyeja pse bakteret e trupit të tyre kanë një ambient për të lulëzuar, pra, duke prodhuar një erë.
Çuditërisht, shumica dërrmuese e grave vazhdojnë të përdorin deodorant, edhe nëse nuk e kanë këtë gjen.
Shkencëtarët thonë që presioni nga shoqëria është arsyeja pse disa prej nesh vazhdojnë të ndjekin rutina të ndryshme të panevojshme higjienike thjesht sepse "të gjithë të tjerët po e bëjnë atë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë