Njerez

Pse adoleshentët lëndojnë fizikisht veten?

Danieli qëndron i ulur në tavolinën e kompjuterit në qendrën shëndetësore në veri-perëndimin të Londrës. Qendra ka një hapsirë arti dhe ai është cilësuar si "artisti" i dizanjeve kompjuterike nga të gjithë anëtarët e qendrës. I veshur thjesht, me një dritë të kuqe të shëndritshme që reflekton mbi të, shenjat e të prerave duken qartë në krahun e tij të majtë. Duke folur me vendosmëri, në mënyrë të qetë dhe të kujdesshme, 33 vjeçari shpjegon se plagët e tij nuk janë diçka që duhen të fshihen. Në projektin e tij të fundit, duket qartë se mënyra se si punon Danieli, për të gjithë është e çuditshme.

Ai filloi të lëndonte fizikisht veten në moshën 14-vjeçare. Ky fenomen ndodh kur njerëzit lëndojnë qëllimisht  veten për të përballuar një emocion të vështirë apo të dhimbshëm. Këto shenja mund të krijohen nga djegja, goditja, ose prerja, ashtu si ishte për Danielin.

Në momentin që  lëndoi veten për herë të parë, Danieli kuptoi se ajo që po bënte ishte e ndryshme nga njerëzit normal. “Më kujtohet se në atë moment mendova që kalova në një botë tjetër. Unë  nuk  isha  në gjendje as të flisja më miqtë e mi për këtë veprim pasi ndjehesha i turpëruar,” thotë ai.

Ka pasur periudha në jetën e tij kur Danieli e ka lënduar fvazhdimisht veten por tashmë ai përpiqet të qetësohet çdo ditë për atë që ka kaluar. “Mendoja se nëse nuk do e bëja atë veprim për dy javë,  nuk do ta bëja asnjë herë me por nuk ishte kështu,” thotë ai.

Për shkak të kësaj lufte që kishte gjatë gjithë kohës me vetën,  ai e sheh sjelljen e tij si problematike. “Mendimi bëhej më i fortë dhe më i fortë, kështu që unë isha mbërthyer në këtë cikël dhe nuk ndaloja së vepruari dhe pas turpërohesha”

Në momentin  kur Galeria e Shkencave në Londër nxori një lajmërim për të shkuar në një ekspozitë që do të realizohet me punime rreth varësisë, Danieli dinte se çfarë teme do të mbulonte. Edhe pse e ndryshme nga ideja tradicionale e varësisë nga alkoli dhe droga, ai beson se lëndimi fizik i vetes është gjithashtu një zakon nga i cili krijon varësi, pasi ai e ka përdorur  si një mënyrë për të menaxhuar emocionet e vështira. Ai është i vetëdijshëm që është një sjellje negative dhe vetëshkatërruese.

Imazhet në ekspozitë i realizoi duke projektuar drita lëvizëse në trupin e tij. Ai zgjodhi të përqëndrohej në pjesët ku shkaktonte plagët, si gjoksi, fyti dhe krahët.  Danieli e përshkruan vetën si një person i qetë por egziston edhe një person tjetër brenda tij. Kur është shumë i zemëruar ai fillon të presë me thikë ose brisqe duart dhe gjoksin. Duke projektuar dritën e kuqe në fytyrën e tij, ai shpreh ndjenjën e zemërimit dhe më pas drejton mjetet prerëse nga vetja për të prerë lëkurën e tij.

“Lëndimi fizik i vetes  nuk është një strategji positive për të larguar inatin, por mua më ka shërbyer,” thotë Danieli. “Unë jam i vetëdijshëm se nuk është diçka positive, kështu që unë nuk e përshkruaj si akt pozitiv,” shton ai.

Për Danielin dëshira për të lënduar fizikisht veten vjen dhe shkon kështu që dritat në punimet e tij janë herë të ndezura dhe herë të zbehta duke përfaqësuar emocionet që ndryshojnë.

“Eshte një temë shumë e nderlikuar,” thotë ai.

Pas studimit tr 11.000 adoleshëntëve në moshën 14 vjeçare,  Shoqata e Fëmijëve deklaroi në fund të gushtit se 22% e vajzave dhe 9% e djemëve kishin lënduar fizikisht veten me mjete prerëse. Bazuar në këto shifra rreth 33,000 djem kanë lënduar veten gjatë vitit. Danieli tregon se nuk ka parë ndonjë njeri që dëmton veten që ka ndarë eksperiencën e tij në rrjete sociale. Kjo  do të thotë se numri i  personave që janë të varur nga ky fenomen është çdo ditë në rritje. Nga koha që ka kaluar në terapi grupore ai e di se shumë meshkuj të tjerë ndjehen si ai dhe kanë lënduar veten po në atë formë. Krijimi i veprave të artit të tij është gjithashtu një mundësi për të ndryshuar llojin e imazheve me të cilin mund të shihni veten. Rrjetet sociale si Instagram dhe Tumblr shfaqin imazhe të njerëzve që dëmtojnë veten. Një studim në vitin e kaluar zbuloi se rreth 60% e postimeve rreth këtij fenomeni kanë përmbajtje eksplicite, shpesh këto imazhe shfaqen në mënyrë romantike nga lëndimi që shkakton një i dashur por jo nga shqetësime të tjera që hasim në jetë.

Danieli është pjesë e kësaj përvoje dhe është kontaktuar nga njerëz që duan ti tregojnë profilet e tyre të rreme të mbushura me fotografi të tilla që ai i kupton shumë qartë se çfarë përmbajnë. Megjithëse ai thotë se nuk mund ta përjashtojë përsëritjen e këtij fenomeni në të ardhmen, tashmë ka gjetur mënyra të tjera për të kontrrolluar emocionet.

“Unë krijova artin tim mbi dicka që unë kam përjetuar. Është pjesë e imja. Është ajo ç’ka unë jam,” thotë ai../BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë