Njerez

Pse adoleshentët janë kaq të fiksuar pas YouTube?

Julie Jargon* - Është një pyetje që shumë të rritur e kanë menduar: Pse adoleshentët janë kaq të lidhur me Youtube?
Që nga gjërat më të thjeshta si modelimi i flokëve dderi tek ato më të vështirat siç mund të jenë eksperimetet kimike , dhe një një sërë videosh që mund të na vijnë për ndihmë i gjenë të gjitha në Yuoutube .
Në kërkim të përgjigjes, unë bëra një kërkim të vogël, për të dëgjuar nga vetë adoleshentët shpjegimin e tyre, për fiksimin ndaj këtij aplikacioni.
Ndalesa ime e parë është në Lefors, një qytet në Texas. Doja të dëgjoja adoleshentët të më shpjegonin se si ata përdorin teknologjinë dhe çfarë mendojnë për rolin e saj në formimin e tyre. Në vend që të shkruaja për ato që mendonin prindërit dhe ekspertët, në këtë rast unë vendosa të pyes dhe të dëgjoj vetë ata çfarë kishin për të më thënë . Rezultatet ishin se adoleshentët në Lefors ishin si adoleshentët kudo tjetër. Ata preferonin më shumë Youtube nga të gjitha aplikacionet e tjera digjitale.

Një studim i kryer së fundmi në Amerikë tregon se fëmijë nga mosha 8 deri në 18 vjeç janë të pasionuar pas këtij aplikacioni. Kjo gjë tregon se po ndodh një ndryshim i madh me adoleshentët, pasi ata kanë ndryshuar interesin kundrejt aplikacioneve te ndryshme. Sipas vëzhgimit tim, adoleshentët kalojnë rreth 2 orë në ditë duke parë video në Youtube, më shumë se dy-fishin e statistikave në vitin 2015.
Në raport theksohej se shikimi i videove në Youtube renditet në vendin e parë, për veprimtarinë e adoleshentëve, më pas në vend të dytë vjen muzika, televizioni dhe çuditërisht në fund vijnë rrjetet sociale. Pothuajse dy të tretat e adoleshentëve shikonin video si të bënin diçka që ju duhej. Youtube ishte burimi kryesor i argëtimit dhe shikimit të videove për adoleshentët, duke lënë mënjanë kështu edhe aplikacione të tjera si Netflix, Hulu, Twitch e faqe të tjera videosh.

https://youtu.be/ZUQDF3RJzu4

Komunikova me pesë adoleshentë për këtë fakt dhe ata më treguan se përdorimi i Youtube ishte jashtë mase i lartë. Vetë ata e përdornin Youtube-in gjatë pushimit të drekës në shkollë, kur mbaronin mësimet pasdite dhe përpara se të flinin gjumë. Një ndër videot që pëlqenin më shumë ishte përgatitja e një balte artificiale, e quajtur nga ata “slime time”, pasi ishte shumë relaksuese. Gjithashtu ata më pohuan se, nuk ka rëndësi se si kjo gjë ndikon tek ata dhe nuk do largohen nga ky aplikacion që e pëlqejnë shumë./The Wall Street Journal/


*Julie Jargon është psikologe dhe njëkohësisht shkruan për kategorinë “Family & Tech” në gazetën “ The Wall Street Journal”. Çdo javë ajo bën kërkime dhe viziton njerëz të ndryshëm për të kuptuar ndikimin e teknologjisë në jetën familjare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë