Kosova

PSD: Të lirohen urgjentisht aktivistët tanë! Metodat frikësuese nuk na dalin

Nga Gazeta 'Si' - Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protestës së PSD-së në Prishtinë janë arrestuar gjashtë aktivistë: kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

PSD-ja përmes një reagimi ka thënë se kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për Gjykatën e padrejtë Speciale.

“Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe degraduese. Rezistenca vazhdon. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Andaj kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tanë”, thuhet në reagimin e PSD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë