Politike

PS, PD e Shtëpia e Lirisë mbyllin fushatën në Shkodër

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe “Shtëpia e Lirisë” mbyllin këtë të premte fushatën elektorale me takimet e fundit që pritet t’i mbajnë të trija në qytetin e Shkodrës.

Sali Berisha e ka konfirmuar mbylljen e fushatës në Shkodër në orën 17:00, ndërsa nga PS e PD nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë.

Gjatë ditës, PS mbylli fushatën në Dibër, ku i pranishëm ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Të enjte, Basha mbylli fushatën në Dibër, ndërsa Berisha në Durrës. Rama është ndaluar në takime elektorale në Lushnje, Rrogozhinë, Vorë, Dibër e Durrës dhe i ka mbetur pa një takim vetëm Shkodra.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë