Lajme

PS-LSI, negociata në seancën e fundit

Nisi seanca e fundit e Kuvendit për këtë sesion, ndërkohë që në rend dite është votimi i projektligjit  për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, i njohur ndryshe si ligji i magjistratëve.

Bëhet fjalë për ligjin e shumëdebatuar që u shty që nga seanca e kaluar, pasi nevojiten 84 vota për miratim, ndërsa mazhoranca i ka bërë thirrje ish-aleates, LSI që ta votojë.

Por, nga ana tjetër përfaqësuesit e LSI patën deklaruar mosdakordësi për propozimet e kolegëve socialistë. Gjithashtu, dy projektligjet e tjera, të cilat u kontestuan nga opozita dhe nuk kanë konsensus janë projektligji për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Kodin Ajror.

LSI ka kërkuar ndërprerjen e seancës me 10 minuta për të mbledhur grupin e saj parlamentar në sallë. Ndërkohë, në sallën e Kuvendit janë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës dhe disa të LSI, ndërsa deputetët e PD nuk kanë mbërritur ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë