Maturantët në të gjithë vendin do të zhvillojnë sot provimin e tretë. Rreth 37 mijë nxënës do të testojnë ditën e sotme njohuritë e tyre në lëndën e Matematikës. Ky është provimi i tretë i Maturës Shtetërore, pasi më parë kanë dhënë dy provimet e tjera, Gjuhën e Huaj dhe Gjuhën Shqipe e Letërsinë.
Matematika është provimi i tretë, ndërsa i fundit është ai me zgjedhje në datë 20 qershor. Maturantët janë shprehur më parë se koha e përgatitjes nga një provim në tjetrin ka qenë e pamjaftueshme. Për të siguruar mbarëvajtjen e provimit në 206 shkolla të mesme në të gjithë vendin janë vendosur në gatishmëri 560 efektivë të Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.