Arsim

Provimi i gjuhës së huaj, rikthehen pyetjet me zhvillim dhe esetë

Të enjten maturantët kanë nisur provimin e tyre të parë, gjuhën e huaj, e cila është e përzgjedhur sipas shkollave (anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht)
Në provim kanë marrë pjesë rreth 34.000 maturantë të cilët janë ndarë në 208 qendra. Ndërkaq, në Ministrinë e Arsimit nuk është raportuar ndonjë nxënës apo mësues nën gjendjen e Covid-19.
Ekspertët Qendrës së Shërbimit të Arsimit kanë përpiluar përmbajtjen e testeve dhe i kanë shpërndarë në të gjitha shkollat. Ndërkohë maturantët të cilët rezultojnë me Covid-19 nuk hyjnë në provime këtë sezon dhe për ata do të mund t’i japin provimet në sezonin e vjeshtës.


Njëjtë si vitet e kaluar dhe siç kanë shpjeguar ekspertët e arsimit përmbajtja e provimit të gjuhës së huaj është hartuar në nivelin B2. Ndërkaq, mësuesit nëpër shkolla kanë shpjeguar se rregullorja e provimeve ndryshon edhe këtë vit për shkak të gjendjes së Covid-19 dhe nxënësit duhet të paraqiteshin një orë më para se të realizohet provimi. Provimet nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në 12:30. Edhe pse këtë vit pjesa më e madhe e mësimit u zhvillua online, nuk do të ketë reduktim të programit mësimor. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka rikthyer pyetjet me zhvillim dhe esenë për testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë