Arsim

Provimet e klasave të 9-a në 20-29 qershor, shkolla mbaron më 17 qershor

Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat e provimeve të arsimit bazë për nxënësit e klasave të 9-a. Sipas udhëzimit provimi i parë do të jetë Gjuha Shqipe, i cili do të zhvillohet më 20 Qershor. Ndërsa më 23 Qershor është lënda Matematikë. Provimi i fundit do të jetë Gjuha e Huaj, test i cili do të zhvillohet më 29 Qershor 2022. Testi të cilit do t’i nënshtrohen nxënësit e klasave të 9-ta hartohet në përputhje me planin mësimor që ata kanë kryer dhe është i nivelit gjuhësor A2.

Gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht Gjithashtu, nxënësit e pakicave kombëtare më datë 21 Qershor do të zhvillojnë provimin e gjuhës amtare.
Të tre provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testet e provimeve do të përgatiten nga një grup pune me tre anëtarë, dy mësues dhe 1 pedagog.

Sipas udhëzimit shkolla këtë vit do të mbarojë më vonë se çdo vit tjetër, për shkak të shtyrjes së fillimit të vitit të ri shkollor 2021-2022, nga 13 Shtator më 27 Shtator. Arsimi bazë do të mbarojë më 17 Qershor ndërsa shkolla e mesme përfundon më 24 Qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë