Ngjarje

Protokolli për kontrollin anti-Covid-19: Jo lëvizje pa ambulancë në spitale

Të dyshuarit për sëmundjen e koronavirusit nuk duhet të shkojnë vetë, me makina private drejt spitaleve për t’u kontrolluar. Të gjithë ata që dyshojnë për shkak të historisë së udhëtimit apo kontatit me të prekur, duhet urgjentisht që këto veprime t’i kryejnë duke telefonuar në numrin e telefonit 127 paraprakisht dhe jo të dalin vetë nga banesa.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një protokoll të posaçëm se si veprohet në rastet e dyshuar nga qytetarët. “Njësia e Koordinimit merr thirrje nga 127-ta, thirrje që mund të vijnë nga: qytetarët; mjek familjeje; qendra shëndetësore; spitale rajonale/bashkiake të cilat kërkojnë të bëjnë transport dytësor të pacientëve suspekt/konfirmuar me infeksion nga 2019-nCoV; mision në të cilin nuk kemi dyshime për raste të kontaminuara ose epidemia e gripit; nëse do të kemi probleme në komunikimin me pacientët kinezë të cilët mund të kërkojnë ndihmë te 127-ta, kërkohet ndihma e Ambasadës kineze”. Në bazë të këtij urdhri dhe skemës së miratuar, pacienti i vlerësuar kritik ose jo kritik duhet të shoqërohet me anë të ambulancës. Në bazë të këtij protokolli i rasti i ndodhur së fundmi në Shqipëri, ku qytetarët udhëtuan me makinën private nga Skrapari në Tiranë, është qartë një shkelje e protokollit të miratuar nga urdhri “Për miratimin e protokolleve për masat ndaj Coronavirus-it nga qendra kombëtare e urgjencës mjekësore”.
Për rastet e thirurra nga qytetarët në rast 2019-nCoV suspetk (i dyshuar) pas intervistës telefonike të qytetarëve, infermieri i vlerësimit njofton menjëherë mjekun primar i cili konfirmon suspektin dhe aktivizon misionin. Kryhet hospitalizimi i pacientit, pavarësisht gravitetit të kuadrit klinik nga ekipi i terrenit. “Mjeku primar njofton drejtorin e QKUM-së; Mjeku primar njofton Spitalin Infektiv; Mjeku primar njofton mjekun on-call të ISHP-së; Mjeku primar njofton spitalin rajonal; Mjeku primar regjistron rastin suspekt te regjistri pranë NJK-së. Për rastet e dyshuara të pacientëve në moshë madhore, misioni do t’i komunikohet ekipit mjekësor më të afërt duke i komunikuar KODIN KORONA, që do të thotë ekipi mjekësor duhet të marrë masat, sipas protokollit 2019-nCoV. Në rastet kur pacienti është në gjendje kritike për jetën ai do të transportohet në terapi intensive ose në urgjencën e spitalit përkatës.

“Nëse pacienti nuk është në gjendje kritike për jetën do të hospitalizohet në urgjencën e spitalit përkatës ose në spitalin infektiv në QSUT. Të gjitha rastet që nuk janë kritike për jetën do të referohen dhe transportohen për në QSUT, në spitalin infektiv”, thuhet në urdhrin e nxjerrë nga ministria e Shëndetësisë.
Më tej theksohet se të gjitha rastet që nuk janë kritike për jetën do të referohen dhe do të transportohen për në QSUT, në spitalin infektiv. Pacienti pediatrik do të transportohet në urgjencat e spitaleve rajonale, në pediatri ose destinacioni i tij do të përcaktohet pas konsultimit të mjekut primar me drejtorin e QKUM-së, me urgjencën e spitalit përkatës, me spitalin infektiv të QSUT-së dhe me mjekun on-call të ISHP-së. Gjithashtu në rast se prindi, përgjegjësi ligjor refuzon transportin ligjor parashikohet që ndërmarra masa kundrejt gjobitjes.

Skema e miratimit të veprimit për rastet e konstatuara apo të dyshuar nga gripi i Koronavirusit

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë