Bota

Protestuesit sulmojnë ambasadën franceze në Niger, slogane pro Putinit dhe kundër Parisit

Gazeta Si - Në Niger, ambasada franceze u sulmua nga mijëra demonstrues pro-juntës që protestonin kundër pezullimit të ndihmës nga Parisi pas grushtit të shtetit në vend.

Disa manifestues u përpoqën gjithashtu të hynin në ndërtesë, të tjerë shkatërruan pllakën që shkruante "Ambasada Franceze në Niger", përpara se ta shkelnin dhe ta zëvendësonin me flamuj të Rusisë dhe Nigerit.

“Rroftë Putini”, “Rroftë Rusia”, “Poshtë Franca”, thërrisnin protestuesit. Pasi u përpoqën më kot të qetësonin protestuesit, ushtria hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, mbështetës të liderëve të grushtit të shtetit që rrëzuan presidentin e zgjedhur Mohamed Bazoum pak ditë më parë.

Reagimi i Parisit ishte i menjëhershëm. Presidenti Emmanuel Macron, "nuk do të tolerojë asnjë sulm kundër Francës dhe interesave të saj" në Niger dhe Franca do të përgjigjet, "menjëherë dhe në mënyrë jo fleksibile" në rast të një sulmi ndaj bashkatdhetarëve të saj.

“Kushdo që sulmon qytetarët francezë, ushtrinë, diplomatët apo bazat francize, do të shohë që Franca do të reagojë menjëherë dhe me vendosmëri”, thuhet në deklaratën e pallatit Elysee.

“Franca gjithashtu mbështet të gjitha nismat rajonale që synojnë rivendosjen e rendit kushtetues” dhe kthimin e presidentit të zgjedhur Mohamed Bazoum, të rrëzuar nga puçistët.

Ecoëas, Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, u ka dhënë një ultimatum njëjavor puçistëve në Niger për të rivendosur rendin kushtetues dhe qeverinë civile nga presidenti Mohamed Bazoum, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës nëse kjo nuk ndodh.

Kjo u vendos nga takimi i liderëve në kryeqytetin Abuja të Nigerisë. Organizata gjithashtu ra dakord të vendosë sanksione ekonomike "të menjëhershme" ndaj Nigerit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë