Kosova

Protestuesit serbë vijojnë protestat në veri por janë më të paktë në numër

Në komunat veriore të Kosovës Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, qytetarët serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, tashmë janë tubuar para ndërtesave komunale.

Ata po protestojnë që nga 26 maji kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, ndërsa numri i tyre si zakonisht në mëngjes është më i paktë.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, ndonëse në numër më të vogël, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale.

Aktualisht situata e përgjithshme në këto komuna konsiderohet e qetë.

Ditën e sotshme(7 qershor) i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak dha i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar takuan presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë